Lidhu me ne

Radar

Trekëndëshi i Bermudës: Çfarë mund të na tregojë shkenca për rajonin misterioz të oqeanit Atlantik


Në brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara, ekziston një hapësirë në ​​oqeanin Atlantik që ka prej kohësh një reputacion të frikshëm. Anijet që kalojnë aty zhduken pa lënë gjurmë. Fluturimet mbi atë zonë zhduken nga ekranet e radarëve, për të mos u parë më kurrë.

Ngjarjet misterioze kanë shkaktuar teori nga më të ndryshme nga ndërhyrjet e mbinatyrshme, tek rrëmbimet aliene, apo që flasin për një zonë që është disi jashtë kufijve normalë të realitetit fizik. Thuhet se Trekëndëshi i Bermudës është një vend paranormal.

Sigurisht që ky është vetëm një version i historisë. Trekëndëshi i Bermudës ka qenë vendi i një numri zhdukjesh të anijeve dhe avionëve, fati i të cilëve mbetet ende misterioz. Megjithatë, disa ekspertë kanë propozuar shpjegime shkencore për këto ngjarje.

Tek e fundit, oqeani është një vend i rrezikshëm,ndaj nuk është e pazakontë që edhe sot gjërat të shkojnë keq. Në ujërat e trazuara nga stuhia në Atlantikun e Veriut, siguria nuk është kurrë një garanci. Po ku gjendet Trekëndëshi i Bermudës?Si shtrihet ai midis Majamit, San Huanit, Porto Rikos dhe ishullit të Bermudës.

Në tërësi, ai përfshin qindra e mijëra km2 në Oqeanin Atlantik Verior, pra një zonë shumë e madhe. Aty kalojnë shumë anije që shkojnë e vijnë nga Bregu Lindor dhe Gjiri i Meksikës. Trekëndëshi i Bermudës e mori emrin nga një artikull i vitit 1964 në revistën “Argosy”, që bëri lidhjen midis disa zhdukjeve në rajon.

Artikulli fliste për zhdukjen e “USS Cyclops”, një anije furnizimi e Marinës së SHBA-së në vitin 1918 dhe humbjen e një avioni bombardues gjatë një stërvitje në vitin 1945, si dhe të njërit nga avionët e kërkim-shpëtimit që ishte dërguar për të kërkuar ata.

Këto incidente dhe të tjera, janë bërë sot pjesë e njohurive mbi Trekëndëshin e Bermudës. Këto histori synojnë të lënë të kuptohet se ka diçka e fshehur nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik. Por përveç shpjegimeve të mbinatyrshme, përgjatë viteve janë paraqitur një numër shpjegimesh më realiste mbi këtë fenomen, duke filluar nga magnetizmi i paqartë deri tek flluskat e rrezikshme.

Fakti që zona brenda Trekëndëshit të Bermudës ka shumë trafik detar,mund të shpjegojë një pjesë të misterit. Çdo rajon me shumë anije, do të përjetojë më shumë aksidente sesa në një zonë me më pak aktivitet. Shtojini kësaj edhe faktin se Trekëndëshi i Bermudës përfshihet shpesh nga uraganet, nuk është e vështirë të kuptosh se pse atje zhduken herë pas here anijet.

Një shpjegim tjetër i zakonshëm për Trekëndëshin e Bermudës qëndron tek magnetizmi. Poli Verior magnetik i Tokës, nuk është i njëjtë me Polin e Veriut gjeografik, gjë që do të thotë se busullat zakonisht nuk drejtojnë saktësisht drejt veriut. Dhe gabimet në orientim janë fatale në ujërat shpesh të cekëta të Karaibeve.

Një tjetër teori pohon se Trekëndëshi i Bermudës mund të jetë shtëpia e një anomalie magnetike në shkallë të gjerë, një rajon ku linjat e fushës magnetike të Tokës janë të shtrembëruara. Edhe kjo gjë mund të shkaktojë gabime në lundrim. Por, siç kanë vërejtur të tjerët, nuk ka asnjë provë se Trekëndëshi i Bermudës mund të ketë ndonjë problem të pazakontë magnetik, diçka që është e qartë kur sheh një hartë magnetike të rajonit.

Kohët e fundit, disa shkencëtarë kanë sugjeruar që fundosjet e anijeve në Trekëndëshin e Bermudës, mund të kenë ndodhur për shkak të flluskave të mëdha të krijuara nga depozitat e metanit nën det. Dihet se dyshemeja e detit në atë rajon, përmban xhepa të mëdhenj gazi që mund të lirohen papritmas, duke e kthyer oqeanin në një “supë të shkumëzuar” që i gllabëron anijet.

Një proces i ngjashëm ka të ngjarë të krijojë kratere të mëdha ujore afër Norvegjisë. Por ndonëse mekanizmi në vetvete ka kuptim, nuk ka asnjë provë reale të çlirimit të metanit

nga zona përreth Trekëndëshit të Bermudës. Sipas gjeologut të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së Bill Dilon, hera e fundit që ndodhi diçka e ngjashme në rajon, ishte rreth 15.000 vjet më parë.

Një shpjegim tjetër është prania e dallgëve mashtruese. Këto dallgë të mëdha mund të formohen në mënyrë të papritur dhe të ngrihen 2 ose edhe 3 herë mbi valët përreth. Studiuesit britanikë përdorën modele laboratori dhe kompjuteri për të simuluar efektet e dallgëve të tilla më të larta se 33 metra tek anijet si pjesë e një hetimi në Trekëndëshin e Bermudës.

Anijet që ishin shumë të gjata mund të mbeteshin pezull midis dy majave të dallgëve, pa asgjë që t’i mbështeste nga poshtë, teorizon një studiues. Por, ndërsa dallgët mashtruese janë sigurisht të afta që të përmbysin apo çajnë më dysh një anije, ne nuk kemi asnjë provë përfundimtare që i lidh ato me ndonjë prej katastrofave detare në Trekëndëshin e Bermudës.

Gjithsesi qeveria amerikane nuk e njeh Trekëndëshin e Bermudës, dhe kjo zonë nuk shfaqet në ndonjë hartë zyrtare. Çfarëdo gjëje që është përfundimisht përgjegjëse për legjendën e Trekëndëshit të Bermudës, qoftë psikologjike apo diçka tjetër, vlen të kujtohet se nuk ka pasur kurrë ndonjë provë që rajoni është më i rrezikshëm se kudo tjetër. / Discover Magazine – Perktheu:Bota.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook