Lidhu me ne

Radar

Nga Tahiri te Tushe, të përjashtuarit nga PS nën drejtimin e Ramës; Vangjush Dako, të vetmin që s’e ka “lëshuar” ende

Nga Tahiri te Tushe, të përjashtuarit nga PS nën drejtimin e

Kush del para drejtësisë, përjashtohet nga Partia Socialiste. Këtë gjë na ka treguar e ka kaluar për këtë forcë politike nën drejtimin e Edi Ramës dhe ky i fundit ia u bëri me dije këtë gjë kryebashkiakëve të tij dhe në mbledhjen e djeshme në Kryeministri.

“PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve dhe të akuzuarve nga drejtësia, por është fuqia e votuar nga populli për t’i shërbyer Shqipërisë dhe qytetarëve, jo të pandehurve, as të akuzuarve në radhët e veta. Kush luan me taksat, kush fut duart në xhepat e shqiptarëve, është thjesht i vetëm me avokatin e vet personal përballë drejtësisë. Të gjithë pa përjashtim. Troç, t’i vini mirë gishtin kokës” deklaroi Rama.

Pas shkarkimit nga detyra si kryebashkiaku i Lushnjës, kryesocialisti Edi Rama njoftoi se Fatos Tushen e kishte përjashtuar dhe nga Partia Socialiste. Këto veprime vijnë pas arrestimit të kryebashkiakut nga SPAK, nën akuzën për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim.

“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës do të shkarkohet nga detyra dhe do të përjashtohet nga Partia Socialiste. Masa që mund të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit ai do të dalë i pafajshëm para drejtësisë.” tha Rama.

Ky është rasti i fundit, por jo i vetëm. Përjashtimi më i bujshëm nga PS-ja është rasti i Saimir Tahirit. Në momentin kur drejtësia filloi hëtimet për të si i përfshirë në trafikun e drogës me grupin e Habiljave, Rama vendosi  t’ja heqë teserën e partisë.

“Saimir do të jetë deri në fund të këtij procesi një njeri i lirë dhe një deputet i lirë. Kushdo le të mendojë çtë dojë: ‘jo e lëshojë Saimir tonë, jo ja mblodhi Saje Qorri këtij, jo fajin e ka Saliu se djali ka punuar me përkushtim’. Nuk më intereson. Unë e dua Saimirin, por sot, më shumë sesa Saimir duan drejtësinë të më tregojë të vërtetën”, deklaronte Rama më 23 Tetor të vitit 2017.

Në atë kohë Saimir Tahiri mbante postin e Ministrit të Brendshëm dhe ishte një figure e rëndësishme në Partinë Socialiste. Ai shihej si një ndër “princat” e PS-së së bashku me Erion Veliajn, si pasardhësi i Ramës në krye të PS-së. Drejtësia ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit për Saimir Tahirin dhe nuk dihet se çdo të ndodhë më fatin e tij politik.

Rastet e kryebashkiakëve të Vlorës, Gjika dhe Leli

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika u përjashtu nga Partia Socialiste, pas përplasjeve me kryetari. Prej vitit 2005, Gjika ishte njeriu i vetëm dhe “shefi”  i PS-së së Vlorës, deri në vitin 2013.  Përgjatë zgjedhjeve më 2005, 2007 e 2009,  2011, kryebashkiaku drejtoi shtabin elektoral në Vlorë dhe ishte njeriu më i rëndësishëm i PS, në një qytet “emblemë” të së majtës. Gjika filloi përplasjet me Ramën në vitin 2013 lidhur me listat e kandidatëve për deputet dhe fushatën elektorale. Marrëdhëniet mes tyre u lëkundën edhe në vitin 2015, asokohe, pak muaj para se të përfundonte mandatin e kryebashkiakut. Rama e “lëshoi” Gjikën në duar të drejtësisë, kur filluan proceset gjyqësore ndaj tij. Gjika u prangos në vitin 2016, i akuzuar për falsifikim dokumentesh në dhënien e lejeve për ndërtime të paligjshme në qytetin bregdetar por më pas gjykata vendosi hetimin dhe vijimin e procesit gjyqësor në gjendje të lirë.

Të njëjtin fat me Shpëtim Gjikën, pati dhe ai që erdhi pas tij në krye të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Ky i fundit pati përplasje me kryesocialistin Edi Rama në zgjedhjet e fundit parlamentare. Leli e refuzoi Ramën, pasi i kërkoi që të hiqte dorë nga posti i kryebashkiakut dhe të kandidonte për deputet më 25 Prill. Pas këtij refuzimi, Rama vendosi t’ja heqë teserën e partisë dhe Dritan Lelit. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona”, thuhej në mesazhin e Edi Ramës për anëtarët e asamblesë së PS, dega Vlorë. Prej atij momenti, mes Dritan Lelit dhe socialistëve ka filluar një përplasje e fortë që vazhdon edhe sot.

Të njëjtin fat me dy kryebashkiakët e Vlorës, pati dhe ish-deputeti i qytetit bregdetar, Koço Kokëdhima. Ka qenë Rama, i cili e futi në Kuvend në vitin 2013, por mandati i Koço Kokëdhimës, u ndërpre në vitin 2016 nga Gjykata Kushtetuese, pai kishte përfituar fonde në përmjet kompanisë së tij të internetit nga disa kontrata që ka nënshkruar me institucione publike.  Gjithsesi, Kokëdhima humbi pushtetin që kishte fituar në PS, pas përplasjeve me kryesocjalistin Edi Rama.

Rasti Tom Doshi, përjashtim dhe riafrim

Më 2 Mars 2015, grupi parlamentar i Partisë Socialiste vendosi të përjashtojë nga radhët e veta deputetin Tom Doshi, pas akuzave të këtij të fundit se i kishte shpallur luftë kryeministrit Edi Rama dhe se do të trondiste shumicën me ato për të cilat ai kishte dijeni, pas konfliktit me Ilir Metën, të cilin e akuzoi se kishte tentuar ta vriste. Rama i konsideroi të papranueshme sulmet personale ndaj shumicës dhe qeverisë, ndërsa propozoi përjashtimin. Në zgjedhjet e vitit 2017, Tom Doshi mori drejtimin e PSD-së dhe u fut në parlament në siglën e saj. Pas përplasjeve me Metën, Rama vendosi të bashkëpunojë sërish me Tom Doshin, por këtë herë si aleatë.

Një tjetër rast përjashtimi është dhe ai i ish-deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani në vitin 2018, i cili tani i është bashkuar LSI-së. Rama e përjashtoi atë nga radhët e socialistëve, pas një statusi ku kritikonte hapur Policinë e Shtetit lidhur me dy vrasje që kishin ndodhur atëhere në Kurbin.

“Një deputet që nuk ka bërë punë tjetër veçse ka shantazhuar dhe kërkon ekskluzivitet të vërë shefa policie në Kurbin, bën deklaratë pocaqi kundër policisë në Kurbin ai nuk mund të jetë deputet i PS-së. Në djall vaftë pushteti ynë nëse duhet të durojmë të tilla sjellje vetëm për numra.” deklaroi atëhere Rama në Asamblenë e PS-së.

Vangjush Dako, i vetmi që Rama nuk e ka “lëshuar” ende

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me motivacioni “për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm”. Emri i tij doli dhe në përgjimet e BILD për komunikimet me grupin e “Avdylajve”. Gjithsesi, Vangjush Dako vazhdon të jetë ende e PS-së dhe madje kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur publikisht edhe pas vendimit të DASH.

“Nuk më përcakton Departamenti i Shtetit kë kam mik, kë s’kam mik unë. Ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Edhe në burg të shkojë nesër, do të jetë miku im.” deklaronte Rama për Vangjush Dakon në studion e Opinion më 13 Shkurt 2020.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook