Lidhu me ne

Kryesore

Rama e rëndon peshoren nga estetika,

pandeli-701x367

Ish-Kryeministri socialist, deputeti Pandeli Majko bisedoi me gazetaren Eni Vasili në emisionin Studio e Hapur. Disa nga deklarimet më të rëndësishme të tij ishin:

Për referendumin në PS

  • Ne kemi lejuar të votojnë edhe njerëz që nuk ishin në listat e organizatave apo dhe kur ishin me teserat me lulëkuqe [teserat e vjetra], e kemi bërë me një ndjenjë vetëdije, dashamirësie, që referendumi është i hapur.
  • Si frymë, rezultati i referendumit është i padiskutueshëm. Proçes pa probleme vështirë se gjen në Shqipëri. Por për mua ishte një proçes demokratik. Ne mbetemi ndër partitë që e ushtrojnë këtë ushtrim demokratik.
  • Për pjesën e statutit Blushi kishte të drejtë. Kishim një boshllëk disa vjeçar të mos funksionimit të statutit. Ky referendum  ishte i nevojshëm dhe për këtë arsye.

Për PS-në dhe Edi Ramën

  • Rama e rëndon peshoren nga estetika, i jep më shumë rëndësi formës se përmbajtjes, merrët me estetikën dhe jo me thelbin. Rama i përket brezit të politikanëve që e ka futur si kulturë fenomenin estetik.
  • Problemi më i madh i tij [Ben Blushit] është që nuk e ngroh karrigen. Është një politikan mjaft vibrant, i mençur. Por do të zgjidhja Ramën së për të kam bërë dy herë fushatë.
  • Në grupin parlamentar të PS-së nuk ka njeri kriminel, manipulues a banda.
  • Të dy, Veliaj dhe Tahiri, i shoh si protagonistë në PS, lideri do të vijë natyrshëm.
  • Nuk e shoh PS-në si kulmin e një partie perëndimore, edhe ne kemi probleme, kemi patur gropa në histori.
  • Debati i brendshëm në PS është me një konotacion të tillë që e çon në përiferi mënyrën e të bërit opozitë të PD-së.

Për reformën në drejtësi

  • Nëse do të kishim ecur normalisht me dialogun, sot reformën do e kishim depozituar. Po të mos ndodhnin këto protestat për parkun, kërkesat për kolegët e mi në Kushtetuese.
  • PD ka një mënyrë të gabuar të mendimit politik. Të dyja palët fitojnë nga ulja në dialog.
  • Nëse nuk ndodh, Shqipëria hyn në kolaps politik dhe moral, edhe më Brukselin.
  • Në zgjedhjet e fundit një votë vajti 50 euro. Kjo politikë që paguan aq për votën, e bën se do ta nxjerrë 100, 200 apo më shumë. Mungesa e drejtësisë po përbën thelbin e mosbesimit që kanë qytetarët te sistemi.

Për reformat e qeverisë dhe zhvillimet e fundit

  • [Për konçesionin e TVSH-së] nuk flas, nuk i di detajet.
  • [Për check up-in] nuk dua të flas, nuk kam një pasqyrë të plotë, Beqajn e kam mik.
  • [Për rrëzimin e helikopteri të Ministrisë së Mbrojtjes] po pres ekspertizën.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook