Lidhu me ne

Radar

Kuriozitete historike / Nga saksofoni tek gijotina/ Si u bënë të famshëm emrat e zakonshëm të shpikësve të tyre

Ne të gjithë e dimë se Erli i Katërt i Sanduiçit shpiku sanduiçin, ushqimin që sot është kaq popullor. Por ka shpikje të tjera që e kanë marrë emërtimin nga autorët e tyre, të cilët ju mund të mos i njihni. Ja cilët janë disa prej tyre.

Xhakuzi

Shumë njerëz kanë shijuar një version të vaskave me ujë të nxehtë, nga llixhat tek vaskat ofuro në Japoni. Por termi “xhakuzi” u bë sinonim i vaskave me ujë të nxehtë që përfshijnë edhe hidroterapitë. Kompania “Vëllezërit Jacuzzi” u themelua nga 7 vëllezër italianë në vitin  1915 për të siguruar produkte të ndryshme për ushtrinë.

Kur djali i vogël i Kandido Xhakuzit u diagnostikua me artrit, vëllezërit krijuan një pompë që mund të vendosej në një banjë nën nivelin e ujit në të dyja anët. Pompa J-300 iu shit spitaleve dhe shkollave deri në vitin 1968, kur biznesi u zgjerua për të përfshirë prodhimin e banjove me vaska për përdorim privat.

Gijotina

Pavarësisht nga nofka “Madam Gijotin”, kjo metodë e ekzekutimit u emërtua sipas emrit të mjekut francez Zhozef-Injac Gijotin. Para Revolucionit Francez në vitin 1792, përdoreshin metoda të ndryshme të ekzekutimit (përfshirë makineritë për prerjen e kokave).

Por Gijotin i cilësoi çnjerëzore shumicën e tyre. Në tetorin e vitit 1789, ai propozoi një pajisje të thjeshtë dhe efektive për ta bërë dënimin me vdekje më pak të dhimbshëm. Prerja e kokave me sëpatë ose me shpatë mund të kërkonte disa tentativa ndërsa dënimi me varje në litar mund të zgjaste disa minuta.

Gijotina ishte e shpejtë dhe e saktë, dhe u bë shumë shpejt metoda e preferuar e ekzekutimit. Edhe pse ai nuk ishte shpikësi i makinerisë, gijotina u emërua sipas mjekut që kërkoi që ajo të përdorej si mënyra më e mirë dhe e vetme për të zbatuar dënimet me vdekje.

Motori i naftës Dizel

Rudolf Dizel kishte dëshirë të bëhej inxhinier kur ishte 14 vjeç. Edhe pse nuk ia doli të diplomohej në vitin 1879 për shkak se u sëmur nga ethet e tifos, ai e kaloi vitin e ardhshëm duke fituar përvojë inxhinierike në kompaninë “Sulzer Brothers Machine Works” në Zvicër.

U diplomua më në fund në vitin 1880, me notat më të larta. Dizel fitoi disa patenta gjatë kohës që punonte për Karl von Lind, ndërsa në vitin 1893 botoi një traktat që ishte baza e punës së tij për motorin e famshëm Dizel.

Kuptimi prej tij si i termodinamikës, por edhe i mënyrës për të garantuar një efikasitet të lartë të karburantit, e nxitën të shpikë një motor më efikas sesa motori me avull (që mund të humbasë deri në 90 për qind të energjisë së tij). Motori i parë Dizel ishte 250/400, që sot është i ekspozuar në Muzeun Teknik Gjerman në Mynih.

Silueta

Një siluetë është një lloj i veçantë figure, ku një objekt përfaqësohet si një hije e fortë në një ngjyrë të vetme të errët (zakonisht e zezë), në një sfond me ngjyrë të hapur. Zakoni për të bërë portrete në këtë stil u popullarizua nga mesi i shekullit të 18-të.

Artistët ose bënin një tablo në profil duke punuar vetëm me njërin sy, ose e hidhnin skicën në letër dhe më pas e pikturonin. Megjithëse nuk u krijua nga Etien dë Siluet, emri i tij u lidh përgjithmonë me këtë stil të artit për shkak të politikave të tij fiskale.

Siluet ishte Ministër i Financave në vitin 1759, dhe imponoi masa të rrepta të kursimit për popullin francez pas Luftës së Shtatë Viteve.

Saksofoni

Antuan-Zhozef Saks (Adolf) ishte një shpikës që luante gjithashtu në flaut dhe klarinetë. Prindërit e tij ishin të dy krijues instrumentesh, ndaj edhe Adolfi nisi të dizenjonte instrumente. Në moshën 15 vjeçare, ai krijoi gjatë një konkursi dy fyej dhe një klarinetë.

Ai e donte si tingullin që lëshonin instrumentet prej bronzi, ashtu edhe tingullin dallues të një instrumenti të gdhendur nga druri, dhe donte të gjente një mënyrë për t’i kombinuar të dyja. Prandaj ai shpiku saksofonin sot shumë të dashur nga muzikantët.

Bifteku

Bifteku i Salisbërit bazohet në modelin e biftekut të Hamburgut, pra mbi një copë mishi viçi të bluar. Për shkak se shumë njerëz udhëtonin midis Nju Jorkut dhe Hamburgut, qytet në shtetin e Pensilvanisë, restorantet e Nju Jorkut filluan të ofrojnë një variant të kësaj pjate.

Xhejms H.Salisbëri ishte një mjek që shërbeu gjatë Luftës Civile Amerikane.

Ai besonte se modeli i dhëmbëve të njeriut tregonte se njerëzit nuk supozohej që të hanin perime. Prandaj ai donte t`i hiqte perimet, frutat dhe karbohidratet nga dieta e pacientëve të tij, dhe t’i zëvendësonte ato me mish. Ai e cilësonte mishin e viçit me një vlerë të madhe mjekësore. Ndaj shpiku biftekun e Salisbërit:mish viçi i bluar me qepë dhe erëza dhe më pas i pjekur. Ai shërbehej i shoqëruar me salcën e bërë nga lëngu i mishit ose kafe.

Naços

Kjo pjatë e dashur meksikane u shpik nga Injacio Anaja, një kuzhinier dhe restaurues. Pseudonimi i tij ishte “Nacho” dhe për një kohë ai punoi në Klubin e Fitores në Piedras Negras. Një ditë, një kliente e quajtur Merni Finan, e pyeti Injacion nëse mund t’i përgatiste një meze të lehtë që të ishte pak më ndryshe për të dhe miqtë e saj.

Pasi gjeti në kuzhinë disa pjesë buke misri të fërguara, ai i preu ato në trekëndësha, i skuqi, pastaj shtoi djathë të shkrirë dhe speca jalapeño. Kur hapi biznesin e tij ai e quajti atë “Nacho’s Restaurant”/Thevintagenews

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook