Lidhu me ne

Radar

Gjysma e grave shqiptare vuajnë nga dhuna në familje, por shumica fajësojnë veten ose e tolerojnë

Gjysma e grave shqiptare vuajnë nga dhuna në familje, por shumica fajësojnë veten ose e tolerojnë

Pothuajse gjysma e grave shqiptare që janë abuzuar, besojnë se duhet ta tolerojnë, për të mbajtur familjen. Ato zakonisht fajësojnë veten dhe mendojnë se t’i thuash dikujt është e turpshme.

Këto janë rezultatet e raportit të Grave dhe Burrave në Shqipëri 2021 nga UN Women dhe INSTAT.

Raporti vë në dukje se 52.9% të grave deklaruan se kishin përjetuar dhunë në familje, ndërsa 36.6% thanë se po e përjetonin aktualisht.

Agresorët zakonisht janë partnerët intimë ose anëtarë të familjes. Llojet më të zakonshme të dhunës përfshijnë kontrollin, dhunën psikologjike, fizike dhe seksuale. Gratë, që ishin abuzuar nga partnerë jo-intimë, raportuan se ishin goditur me shuplaka dhe shkelma, si llojet më të zakonshme të dhunës.

Për gratë e martuara, dhuna zakonisht ndodh brenda 1-3 vite pas martesës. Abuzuesit zakonisht nuk janë të arsimuar, përtej një niveli të shkollës së mesme.

Mbi 13% e vrasjeve në Shqipëri gjatë vitit 2020, ishin brenda familjes, për shembull, nga një partner intim.

Të dhënat e paraqitura në raport tregojnë se gratë janë më të arsimuara, kryejnë më pak krime, por megjithatë, ka më shumë të ngjarë të rrezikojnë të bien në varfëri.

Në vitin 2019, 23% e popullsisë ishte në rrezik nga varfëria. Një 37% tjetër ishin në rrezik të privimit të rëndë material. Ata që rrezikojnë përjashtimin shoqëror përbënin 46.2% të popullsisë, por brenda këtyre shifrave, gratë dhe vajzat ishin më të rrezikuarat.

Kur bëhet fjalë për arsimin, 99.9% e djemve dhe 94.2% e vajzave kishin ndjekur arsimin e detyrueshëm në nivel fillor. Shifrat kur kalohet në nivelin e arsimit të mesëm, pasi vetëm 90.1% e vajzave e ndjekin. Por, kur bëhet fjalë për universitetin, 71.9% e vajzave e ndjekin, përkundër vetëm 46.7% të djemve.

Me pak fjalë, djemtë kanë më shumë të ngjarë të kryejnë arsimin parauniversitar, por vajzat kanë më shumë gjasa të vazhdojnë universitetin.

Lëndët më të njohura për diplomat universitare ishin studimet e biznesit, administrata dhe drejtësia. Gratë preferojnë biznesin, administratën dhe ligjin, shëndetin dhe mirëqenien, artet dhe shkencat humane. Burrat preferojnë administrimin e biznesit dhe ligjin, inxhinierinë, prodhimin dhe ndërtimin, shëndetin dhe mirëqenien.

Për sa i përket shëndetit dhe mirëqenies, gratë kanë më shumë gjasa të hanë më shumë fruta dhe perime dhe të ushtrohen rregullisht. Gratë janë gjithashtu, mesatarisht, në një gamë të shëndetshme peshe, me një BMI prej 25.4, ndërsa burrat janë mesatarisht të trashë me një BMI prej 44.6.

Gratë pinë alkool dhe duhan më pak sesa burrat. Kjo mund të jetë pjesë e arsyes pse ato jetojnë deri në katër vjet më shumë se burrat.

Mbi 17,000 njerëz lidhën martesë në vitin 2020. 50% e grave shqiptare martohen para moshës 24 vje°, me 78% të martuara para se të jenë 30 vjeç. 81% e burrave, ndërkohë, presin derisa të jenë 34 vjeç para se të martohen. Vetëm 6.6% e grave martoheshin para moshës 18 vjeç, ndërsa kishte zero raste të burrave që ishin të martuar në moshë kaq të re.

Raporti konstaton se numri i lindjeve në Shqipëri po zvogëlohet. Gjatë vitit 2020 kishte pak më shumë se 28,000 lindje, por shifra mbeti nën nivelin e zëvendësimit prej 2.1 për çift.

Raporti djalë-vajzë mbetet në një nivel të panatyrshëm. 107 djem kanë lindur për çdo 100 vajza, dy më shumë sesa niveli natyror, që sugjeron praninë e aborteve selektive.

Gratë zakonisht bëhen nëna në moshën 29 vjeç, ndërsa burrat bëhen baba në mes të të tridhjetave. Shtatzënia mes adoleshentëve u ul, veçanërisht në grupmoshën 15-19 vjeç.

Mosha mesatare për lindjen është 29 vjeç dhe ka pasur rritje të numrit të shtatzënive edhe në gra të moshuara. Statistikat tregojnë se burrat bëhen baballarë pesë vjet më vonë se gratë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook