Lidhu me ne

Aktualitet

Mark Marku: Basha nuk sjell fitore për PD-në. Ka qëllim kryesor të kontrollojë partinë

Mark Marku: Basha nuk sjell fitore për PD-në. Ka qëllim kryesor

Mark Marku ka kritikuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për mënyrën se si po e drejton PD.

Duke folur për herë të parë pas dorëheqjes nga mandatit i deputetit, Marku thotë në emisionin “Opinion” se Basha nuk e sjell PD-në në pushtet nëse nuk ndryshon.

Sipas tij, qëllimi i tij kryesor është të mbajë nën kontroll partinë.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Çfarë mendimi keni ju për Lulzim Bashën?

Marku: Si lider politik, në fakt duhet të gjykoj pak djali i mirë apo djalë i keq. Basha është modeli i ri në politik. Ka tentuar të drejtojë një parti berishiste, nuk e them në kuptimin negativ. Ai ka tentuar të bëj liderin e moderuar një parti e cila ka qe një formacion krejt tjetër për shkak se Berisha ka dhënë një formë të tillë.

Fevziu: E sjell Basha PD në qeveri?

Marku: Nëse ndryshon e sjell. Një nga arsyet që dhashë arsyet është se unë nuk shikoj shenja dhe në momentin që nuk merr asnjë reagim mendon se është kot. Mendoj se qëllimi kryesor i Bashës është të kontrollojë partinë. Ai mund të rrijë në krye se ka durim se është natyrë e tillë, por shoqëria nuk ka më hapësirë kohore për të pritur.

Fevziu: Cili ishte reagimi i kolegëve të tjerë?

Marku: Dy gjëra që më kanë bërë përshtypje. E para kritika quhet si akt heroik, une e quaj si një akt të zakonshëm. Më thonë bravo se ti je trim, unë nuk e mbaj veten për trim. E dyta të thonë shumë mirë, më kanë dërguar mesazhe, por kishin hall se mos unë iu nxjerr mesazhet dhe telefonin në Ëhats app. Nga ana tjetër i thonë dhe liderit dhe strukturave.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook