Lidhu me ne

Radar

Kamikazët japonezë/ Si përzgjidheshin dhe si trajnoheshin për t’u vetëflijuar në sulmet ndaj amerikanëve

cna lajme blog

Ata ishin të detyruar të vdisnin pa asnjë dyshim për Perandorin

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, japonezët e shihnin Perandorin Hirohito si një perëndi të gjallë nën fenë e tyre, Shinto. Kjo besnikëri e paepur, ishte veçanërisht e dukshme tek njësitë e sulmit special, pra kamikaze.

Nga pilotët pritej që jo vetëm ta pranonin, por ta përqafonin vdekjen e tyre nën motivin e patriotizmit të flaktë. Ndërsa nga shumica e ushtarëve në botë, pritet të luftojnë për vendin e tyre, nga japonezët pritej mbi të gjitha që të vdisnin për vendin e tyre.

Shumica e pilotëve kamikaze ishin rekrutë të rinj

Nga afro 4.000 pilotë kamikaze, rreth 3.000 ishin të ashtuquajturit “pilotët adoleshentë”. Këta ishin rekrutë që vinin nga një program i hartuar enkas për të trajnuar djem shumë të rinj. Rreth 1.000 prej tyre ishin “ushtarë studentë”, të cilët ishin diplomuan nga universiteti herët, për t’i bërë ata të përshtatshëm për t’u rekrutuar.

Shumica e pilotëve, nuk mendonin aspak për armiqtë e tyre

Propaganda aleate i përshkruante kamikazët japonezë, si makina vrasëse të pamëshirshme, të prirura drejt shkatërrimit të forcave aleate. Në realitet, shkrimtari Juki Tanaka i Institutit të Paqes në Hiroshima, thotë se shumë “ushtarë adoleshentë”, nuk e vrisnin fare mendjen për armikun e tyre.

Në ditarët dhe letrat e tyre dërguar familjes, nuk gjendet asnjë referencë për kundërshtarët e tyre. Në mendjen e tyre nuk ekzistonte armiku. Në shkrimet e tyre, nuk gjendet praktikisht asnjë ndjenjë e “urrejtjes ndaj armikut”. Ndoshta kjo ndodhte pjesërisht, sepse këta kadetë nuk kishin përjetuar kurrë luftime të vërteta …

Në vend se të mendonin mbi armikun, ata ishin më të preokupuar me idetë filozofike, si për shembull si të gjenin një vlerë shpirtërore në jetën e tyre të shkurtër, si ta kalonin me kuptim kohën e mbetur të jetës, dhe si të justifikonin në aspektin filozofik aktin e tyre vetëvrasës.

Problemet me motorin e avionëve, i shpëtuan jetën disa pilotëve kamikaze

Nisja në një mision kamikaze, nuk ishte domosdoshmërisht një dënim me vdekje. Pilotët u udhëzuan që të pezullonin aksionin, dhe të përpiqeshin të riktheheshin në bazë, në rastin e defekteve me motorin apo problemeve të tjera mekanike.

Ndërsa misionet ajrore po përdornin gjithnjë e më shumë avionë të vjetruar, kjo dukuri po bëhej gjithnjë e më e zakonshme. Takehiko Ena ishte një kamikaze që i mbijetoi falë këtyre defekteve, disave misioneve të planifikuara.

Ai ishte pjesë e një ekuipazhi prej 3 vetash që fluturonin me një avion bombardues gjatë Operacionit Kikusui gjatë Betejës së Okinavës. Në misionin e tij të parë, ai nuk arriti të fluturonte dot. Në misionin e tij të dytë, problemet me motorin detyruan një ulje emergjente. Në misionin e tij të tretë dhe të fundit, pati sërish probleme me motorin e avionit, duke u detyruar të hidheshin në det.

Djemtë e mëdhenj të familjes, përjashtoheshin nga ky lloj rekrutimi

Në vitin 1944, djemtë e parëlindur lejoheshin që të vazhdonin jetën e tyre, me synim ruajtjen e mbiemrit të familjes. Ndërkohë gati të gjithë burrat e tjerë, pritej të sakrifikonin veten në shërbim të perandorit. Si djali i dytë i një familjeje nga Okinava Pol Nakamura doli vullnetar për të qenë një pilot kamikaze.

Trajnimi i tij u krye duke përdorur një deltaplan, në vend të një avioni tradicional, dhe kjo për shkak të mungesës së tyre. Ai nuk u thirr asnjëherë për një mision vetëvrasës, dhe kur përfundoi lufta, ai ishte shumë i varfër për t’u kthyer në Okinava.

Kur më në fund ia doli të rikthehej, zbuloi se të gjithë djemtë e parëlindur që kishin mbetur në shtëpi, ishin vrarë gjatë Betejës së Okinavës. Ai vendosi të bëhej një prift anglikan, duke përhapur Krishterimin në të gjithë Japoninë, dhe në fund u bë peshkop.

Para nisjes së misionit, pilotët kamikaze do të konsumonin një pije ceremoniale

Përpara se të hipnin në avionët e tyre, pilotët kamikazë viheshin në rresht dhe konsumonin një pije të fundit në një ceremoni të veçantë. Gjatë ceremonisë pilotëve do t’u jepej sake (një pije alkoolike tradicionale japoneze ose thjesht ujë).

Më pas ata do të hipnin në avion, dhe do të nisnin misionin e tyre të fundit në këtë jetë. Në njëfarë kuptimi, kjo i ngjan traditës e dhënies së një cigareje një burri më sytë e lidhura, para se ai të përballej me togën e pushkatimit.

Pilotët kamikaze, besonin se do të takoheshin sërish me njëri-tjetrin në Tempullin Jasukuni

Tempulli Jasukuni, është ndërtuar në vitin 1869 me urdhër të perandorit Meiji, për të nderuar të rënët në luftë të Japonisë. Ai do të ishte vendi i prehjes së atyre që vdisnin në shërbim të perandorit dhe vendit.

Aktualisht ajo është shtëpia e 2.466.000 hyjnive, pra e ushtarëve që vdiqën në luftëra të ndryshme të Japonisë. Pilotët kamikaze, besonin se veprimet e tyre i siguronin atyre një vend në këtë faltore, ku ata do të ribashkoheshin me shokët e tyre të rënë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook