Lidhu me ne

Radar

Shehi kritik ndaj Bashës: Humbi zgjedhjet dhe nuk iku

Aleati i Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 prillit, Dashamir Shehi kritikoi kreun e PD, duke thënë se me humbjen e zgjedhjeve ai duhet te ishte larguar. Në emisionin “Opinion”, Shehi u shpreh se Lulzim Basha bëri një kongres formal, pasi në situatën ku ndodhet PD ky kongres duhet të ishte shtyrë.

“Kjo është një situatë e mbarsur në PD. Sidoqoftë mbaheshin nën suazën formale të disa rregullave. Kohët e fundit janë prishur edhe rregullat formale. Rregulli formal duhet të ishte, që kur humb zgjedhjet ikën. Basha edhe nga ana formale nuk i ka ndjekur ato statutet. Bëri një kongres formal, zgjidhi organe formale.

Unë mendoja që Basha duhet të shtynte kongresin, të hapte lojën për të gjithë palët. Çfarë bënë këta, atë që kanë bërë edhe më parë, zgjidhën disa organe formale. Një kongres që ka 6 mijë vetë nuk është kongres, është tallje. Një kongres që ka 500 vetë është tallje. Një kryesi që ka 40 vet është tallje me kryesinë. Këtu janë zhvlerësuar të gjithë.

Megjithatë kjo është ana formale e situatës, sepse situata është ndryshe. Kishte nevojë për tu hapur, të diskutonte ku kemi gabuar për 8 vjet. Kush është shtegu që mund të dalim. Në këto 8 vite kemi bërë një zig-zag pa logjike opozitare. Dualizmi brenda partisë ka qenë, vetëm ata që nuk merren me politike nuk e kuptojnë këtë. Kush thotë që punët kanë shkuar vaj tallen”, – tha Shehi.

Shehi foli edhe ne lidhje me vendimin e Bashës për të larguar nga grupi parlamentar themeluesin e PD, Sali Berisha. Sipas tij, Berishës i duhej lënë një shteg të largohej si kalorës, ndërsa shtoi se kthimi i Berishës do të ishte një grotesk politik.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Rreziqet shëndetësore që vijnë nga mizat që prekin ushqimin

Deri më tani kemi menduar se mizat që prekin ushqimin nuk janë të dëmshme por vetëm bezdisëse. Por studimet, konfirmojnë...

Mix15 orë më herët

Udhetimi me avion gjate shtatezanise, disa keshilla

Sigurisht që nëse do t’ju duhet të bëni një udhëtim me avion gjatë shtatëzanisë duhet të këshilloheni më parë me...

Mix15 orë më herët

Kujdes me antibiotikët në shtatzani, sidomos gjatë këtij tremujori

per nenat Një studim nga University College në Londër, botuar në British Medical Journal, zbuloi se disa antibiotikë të jepen zakonisht, siç...

Kritike16 orë më herët

Lira Gjika: Prindërit po ndërtojnë me fëmijët marrëdhënie komerciale, dashuria nuk do të thotë t’i blini rroba

Nga Lira Gjika Të duash fëmijën nuk do të thotë t’i blesh rroba, makina, lodra apo t’i bësh një dhomë...

Mix16 orë më herët

Si ndikon media sociale tek shëndeti mendor i adoleshentëve?

Një raport i ri detajon rolin që luajnë mediat sociale në jetën e adoleshentëve dhe si ata menaxhojnë avantazhet dhe disavantazhet e...

Mix16 orë më herët

Xiaomi është gati të prezantojë Xiaomi Redmi 13 4G të ri

Një anëtar i ri do të shtohet në familjen e smartfonëve të markës Xiaomi. Gjatë javëve të ardhshme, prodhuesi i...

Mix16 orë më herët

Në skenë fituesit e dy edicioneve, Egla bën twerk para Luizit

EGLA DHE LUIZI NE SKENE Është zhvilluar festa e Top Channel, në mbyllje të edicionit të Big Brother. Pjesë e...

Mix16 orë më herët

Si ndikon rritja e temperaturave tek personat që vuajnë nga gurët në veshka

Moti i ngrohtë dhe me nivele të larta lagështie mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Ky...

Mix16 orë më herët

Bukë me vezë – Shija unike e një mëngjesi të shëndetshëm

Bukët me vezë janë tradita më e njohur e kuzhinës shqiptare, sidomos mëngjeseve kur nënat shpejtonin përherë t’i përgatisnin për...

Mix16 orë më herët

10 Analizat shëndetësore që gratë mbi 40 Vjeç duhet të bëjnë patjetër

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton. Akoma më të shumtë janë ata që evitojnë...

Facebook