Lidhu me ne

Aktualitet

Berisha nuk ulej në tryeza të hante e të pinte me kriminelët, si Rama, që i bën miq e shokë

maxresdefault

Fatos Lubonja ka bërë sot një shkrim për rastin e arrestimit të Shullazit.

Lubonja shtron një pyetje: Pse profesorët u ankuan te Berisha dhe jo te shteti?

“Fakti që shohim Berishën të guxojë të denoncojë Shullazin, ndërkohë që institucionet shtetërore, shoqëria civile e mediat nuk guxuan ta bëjnë këtë të parat, është në koherencë me luftën e bandave: te Berisha shkojnë e ankohen si një i fortë për të kërkuar mbrojtje nga të fortët e tjerë, ndërkohë që normalisht njerëzit duhej të shkonin të ankoheshin në organet e shtetit”, shkruan Lubonja për Panoramën.

Në këtë kontekst, Lubonja e ngre gishtin edhe mbi opozitën, duke e ngarkuar me një përgjegjësi që nuk mund të shkarkohet me justifikimin se “Edi Rama na e mori pushtetin duke bashkëpunuar me kriminelët”.

Po mirë, more zotërinj, a nuk erdhët ju në pushtet me premtimin për të luftuar krimin dher baronët e drogës?

Si ka mundësi që në këta tetë vjet në vend se të dobësoheshin, këta qenkan fuqizuar aq shumë sa arritën t’ju marrin pushtetin, ndonëse ju kishit me vete Policinë, Prokurorinë, SHIK-un?”

Lubonja ndërkohë thotë se vërtet Berisha i përdorte kriminelët, por Rama i ul në tryezë ata.

Është deri diku e vërtetë ajo që thonë mbështetës të Berishës se ai i përdorte kriminelët, por nuk ulej në tryeza të hante e të pinte me ta, kurse Rama i ul në tryezë, i bën miq e shokë”, shkruan Lubonja.

“Krimi ka kapur institucionet nëpërmjet partive dhe vice versa, partitë në luftën për pushtet gjithnjë e më shumë i janë afruar krimit dhe kriminelëve, duke degjeneruar në banda në luftë me njëra-tjetrën për kontroll pushteti dhe territori”, vijon ai.

Po kush është zgjidhja për Lubonjën?

Që Shullazët të mos na dalin përpara për të na kërcënuar me vrasjen e fëmijëve, duhet që njerëzit që fshehin kokën si struci, duke menduar se janë në punën  e vet, ta ngrenë atë. Veçanërisht kjo vlen për ata që qytetarë, intelektualë, gazetarë, specialistë, që kanë gjetur rehat duke mbështetur me kokë ulur njërën apo tjetrën parti, pa dashur të shohin se këto parti kanë rënë në duar njerëzish që i bëjnë të funksionojnë si organizata kriminale.”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook