Lidhu me ne

Radar

Si të dalloni shenjat e kancerit të gjirit? Mjekja në Spitalin Amerikan: Po preken dhe vajzat e reja, kryeni kontrolle periodike

Si të dalloni shenjat e kancerit të gjirit? Mjekja në Spitalin Amerikan: Po preken dhe vajzat e reja, kryeni kontrolle periodike

Tetori njihet si muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit dhe kryhen një sërë aktivitetesh për të rritur ndërgjegjësimin e grave për të kryer kontrolle. Mjekja radiologe në Spitalin Amerikan 1, Albana Shahini apeloi gratë dhe vajzat t’ju nënshtrohen kontrolleve periodike si e vetmja mënyrë për të parandaluar kancerin e gjirit.

E ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Dr. Albana tha se vitet e fundit janë shtuar rastet e kancerit tek vajzat e reja,  prandaj rekomandoi kryerjen e kontrolleve që në moshën 20 vjeçare të paktën një herë në vit.

Si ta kontrolloni vetë gjirin për të kuptuar nëse ka ndonjë masë shqetësuese?

Mbi 95 përqind te rasteve kanceri nuk jep dhimbje, një nga shenjat e para është prekja e një kokrre në gji, një zone jo normale. Duke e prekur në mënyrë të vazhdueshme do të mësojnë strukturën standarte të gjirit dhe e kanë shumë të lehtë shfaqjen e një formacioni të ri në gji. Nëse e bën gjithmonë kontrollin para dhe pas ciklit menstrual arrin të dedektojnë një formacion.

Nëse kemi një tumor që është në sipërfaqe mund të krijojë ndonjë prishje të konturit të gjirit, tumori e tërheq lëkurën, është i çrregullt dhe infiltron dhe lëkurën duke bërë që në pjesën e jashtme mund të ketë ndonjë gropë e thelluar. Duart tërhiqen pas dhe shikohet nëse ka një asimetri në pjesën e gjinjve, mund të kemi futjen e kokës së gjirit brenda. Kjo duhet të kontrollohet dhe të thotë mjeku nëse ka ardhur për arsye inflamatore apo është tumor.

Mund të kemi rrjedhje me ngjyrë të kuqe nga gjiri, duhet të ekzaminohet sepse në 40-50 përqind te rasteve mund të jetë shenja e parë e kancerit të gjirit. Nëse gjiri bëhet si lëkura e portokallit, kjo tregon se brenda është një formë e veçantë e kancerit të gjirit. Nëse ka një skuqje masive të gjirit duhet kontrolluar nga mjeku dhe duhet vlerësuar sepse shfaqet njësoj si mastit por është një ndër kancerit më agresiv.“, tha Shahini.

Më tej, ajo u ndal tek Qendra e Gjirit në Spitalin Amerikan, e cila ofron të gjitha ekzaminimet me teknologjinë bashkëkohore për diagnostikimin e kancerit të gjirit.  “Për të gjitha stadet e kancerit ka protokolle për trajtimin specifik. Në Spitalin Amerikan kemi qendrën e gjirit që konsiston që nga diagnostikimi si mamografia, rezonanca apo total body dhe pastaj kryejmë ekzaminimet invazive si biopsia dhe imunohistokimia që kryhet vetëm në spitalin tonë.

Kjo është një procedurë që tregon se çfarë receptorësh ka në qelizën tumorale, në mënyrë që terapia të jetë e dedikuar për çdo pacient. Kryhet kirurgjia radikale me heqjen e gjirit dhe ajo konservative me heqjen e ¼ e gjirit, rindërtimin e gjirit. “, tha Dr. Albana.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix56 minuta më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar58 minuta më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore16 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix17 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix17 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix17 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook