Lidhu me ne

Kryesore

Rama pa plan/ Lajmëron krizën energjitike dhe i hap rrugë rritjes “marramendëse” të çmimeve

“Nga lufta vijmë e në luftra shkojmë” qe motivi nga “Kënga e ushtarëve të vjetër” të Kadaresë, ku kryeministri Edi Rama gjeti fjalët e duhura për të njoftuar fatkeqësinë e radhës; përpara na pret një dimër i vështirë, një krizë energjitike, me pasoja të rënda në xhepat e secilit për shkak të rritjes së çmimeve.

I veshur me xhaketë të zezë, pas një podiumi akoma më të zi dhe me fytyrën e ngrysur në sfondin e dritave të zbehta, Rama u duk që në nisje të konferencës që nuk kishte asgjë të mirë për të lajmëruar mesditën e kësaj të diele.

“Nuk është as tërmet, as virus, as përmbytje dhe lavdi Zotit nuk kërcënon jetë njerëzish. Por në aspektin ekonomik e social ka një energji negative që mund të ketë efekte gjithaq tronditëse, mbi jetën e familjeve, bizneseve, shoqërisë” tha kryeministri, duke paralajmëruar rritjen e çmimeve të naftës, gazit dhe energjisë elektrike dhe më pas efektet zinxhir në ekonomi, tek çmimet e mallrave dhe shërbimet e tjera.

“Dukuria e rritjes marramendëse të çmimit të gazit e të karbonit në të gjitha tregjet ndërkombëtare, si edhe trendi i fortë i rritjes së çmimit të naftës, shoqëruar me një rritje të përgjithshme çmimesh të prodhimeve të konsumit të përditshëm, qëndrojnë sot para të gjitha vendeve, si siluetat e një ushtrie armike në horizontin e dimrit të vështirë që bota ka përpara” ishin fjalët e kryeministrit, i cili më pas bëri një analizë të krizës që ka përfshirë të gjithë botën.

Krizën globale, Rama e detajoi duke dhënë një seri shkaqesh. Së pari, tha se ishte rritja e kërkesës për energji si pjesë e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemise. Së dyti ishin përpjekjet për frenimin e ndryshimeve klimatike. Së treti një seri eventesh të motit ekstrem, që kanë impaktuar si kërkesën, ashtu edhe ofertën për gaz dhe së katërti prodhimin e pakët të energjisë nga impiantet e erës në Europë.

Kryeministri kishte gjetur të dhëna për rritjen e çmimeve në tre vende. Në Britani ku sipas Ramës, do të rritet çmimi i energjisë për 15 milion familje. Në Itali, ku qytetarët janë njoftuar për rritje 40% të çmimit të energjisë dhe në Bullgari ku çmimet janë rritur 72% që nga fillimi i vitit.

Por megjithëse njoftoi se Shqipëria do të preket nga kriza, Rama nuk shpjegoi se çfarë masash do të marrë qeveria për zbutjen e efekteve negative në ekonomi. Kryeministri tha se do të mbrohen shtresat në nevojë, konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla, por nuk dha asnjë variant se si dhe sa do të rritet çmimi i energjisë në Shqipëri dhe si do të shmanget rëndimi i buxheteve familjare nga efekti zinxhir i krizës.

Në vend të një plani të detajuar për përballimin e kësaj krize, Rama u kap pas toneve patetike të fjalimit, duke u shprehur “i keni provat, se ne as nuk rrëzohemi as nuk dorëzohemi përballë sfidave të rënda të kësaj natyre”, apo “asnjë frikë, asnjë pasiguri, vetëm vendosmëri, durim e besim, se më e mira do të bëhet dhe Shqipëria do të vazhdojë të synojë majën që i kemi vënë vetes qëllim, në rrugëtimin sfidues të kësaj dekade të re ku sapo kemi hyrë”.

E ndërkohë që përballë krizës, qeveria pritej të dilte me një plan, një analizë mbi administrimin e pasojave negative nga ekspertë të ekonomisë, në këtë pjesë të fjalimit ishte cituar vargu nga poezia e Kadaresë, që thotë:

Alarmi prapë ja gjëmon
dhe horizonti është me re
nga lufta vijmë, në luftra shkojmë
dhe tjetër fat s`kërkojmë ne…

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix5 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix5 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix5 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix6 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix6 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar6 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport6 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix6 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix6 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook