Lidhu me ne

Radar

“Kompania fsheh qëllimisht informacione të rëndësishme”, Mark Zuckerberg reagon pas akuzave të ish-menaxheres së Facebook Frances Haugen

“Kompania fsheh qëllimisht informacione të rëndësishme”, Mark Zuckerberg reagon pas akuzave të ish-menaxheres së Facebook

Një ish-punonjëse e Facebook deklaroi përpara ligjvënësve amerikanë se faqet dhe aplikacionet e kompanisë dëmtojnë fëmijët nxisin ndarjen dhe dobësojnë demokracinë në Shtetet e Bashkuara.

Ish menaxherja Frances Haugen, e cila tashmë po bashkëpunon me autoritetet lëshoi akuza të rënda ndaj kompanisë gjatë një seance dëgjimore në Capitol Hill. “Kompania fsheh qëllimisht informacione të rëndësishme nga publiku, nga qeveria amerikane dhe nga qeveritë në të gjithë botën. Një kompani me një ndikim kaq të tmerrshëm mbi kaq shumë njerëz – në mendimet, ndjenjat dhe sjelljen e tyre më të thellë, ka nevojë për mbikëqyrje të vërtetë”, tha ajo.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i themeluesit të kompanisë, Mark Zuckerberg i cili u shpreh se dikush po përpiqet të ofrojë një pamje të rreme të Facebook. Në një letër drejtuar stafit, ai shprehet se shumë nga pretendimet nuk kanë kuptim, duke treguar përpjekjet në luftimin e përmbajtjeve të dëmshme, krijimin e transparencës dhe krijimin e një programi kërkimor drejtues në industri për këto çështje të rëndësishme. “Ne kujdesemi shumë për çështje si siguria, mirëqenia dhe shëndeti mendor. Është e vështirë të shihet një mbulim që keqpërfaqëson punën tonë dhe motivet tona”, shkruan Mark Zuckerberg.

Facebook është faqja më popullore e mediave sociale në botë. Kompania ka 2.7 miliardë përdorues aktivë. Qindra miliona njerëz përdorin gjithashtu produktet e tjera të kompanisë, përfshirë WhatsApp dhe Instagram.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook