Lidhu me ne

Radar

Shqiptarët paguajnë kosto të papërballueshme kredie, norma e interesit më e lartë se në Evropë

Shqiptarët paguajnë kosto të papërballueshme kredie, norma e

Normat e interesit për kredi në vendin tonë janë shumë herë më të larta, se ato të vendeve të BE.

Edhe pse të ardhurat mesatare të shqiptarëve janë 5 herë më të ulëtat se ata të një shtetasi europian, interesi i kredisë është 3.8% më i lartë. Pavarësisht kësaj abuzimi më i madh ndodh në sektorin e mikrofinancave, ky është ai sektor që për të marrë një kredi, qytetarit nuk i kërkohet barrë hipotekore, apo burim të ardhurash, paratë në këto institucione merren duke paraqitur vetëm kartën e ID. Paratë që lehtë, kanë dhe interesin më të lartë në treg.

“Referuar të dhënave zyrtare në shtetin italian, paga mesatare bruto e një shtetasi italian është 2200 euro në muaj. Ndërkohë në Shqipëri është 468 Euro në muaj. Sipas Bankës Botërore për vitin 2020 interesi huadhënieve për shtetin italian është diku tek 2.3%, ndërsa për shtetin shqiptar është 6.1%. Që do të thotë edhe pse shqiptarët paguhen pesë herë më pak se shtetasit italianë, ata kanë një kosto më të lartë kredie. Problematika thellohet akoma më tepër nëse i referohemi sektorit të mikrofinancave ku interesat e kredisë shkojnë edhe mbi 40%. Ky është një interes i papërballueshëm për shqiptarët, pasi kështu kalojnë në kushtet e mbijetesës”, tha ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi.

Të marrësh një kredi tek sektori i mikrofinanacave, interesi që duhet të paguajë konsumatori është i njëjtë me ato me fajdeve. Kur interesi është tepër i lartë automatikisht krijohet dhe një barrë e madhe borxhi, për pasojë shqiptarët varfërohen.

“Shqiptarët janë kredimarrës të këqinj sidomos për kreditë konsumatore, të cilat nuk kanë një kolateral ndaj dhe për këtë arsye interesat e kredive në kreditë konsumatore kanë nivel më të lartë interesi se sa kreditë hipotekore”, shtoi Radonshiqi./ TCH

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore5 orë më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar2 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore4 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore6 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore9 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore10 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike10 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar10 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore11 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar11 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Facebook