Kryesore
“Foltorja frymëzuese”/ Demokratët me sytë nga Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, që prej 16 Shtatorit, kanë nisur takimet me demokratët në bazë.
Nga Tirana, Berisha ka zbritur në disa qytete, ku është pritur me entuziazëm të madh nga demokratët, të cilët e shohin si shpresë për ringritjen e PD dhe sjelljen e saj në pushtet.
Të zhgënjyer nga Lulzim Basha dhe udhëheqja e tij, demokratët i kanë drejtuar sytë nga Berisha.
Ata e akuzojnë Bashën për shitje dhe shkatërrim të Partisë Demokratike.
Sipas tyre Basha është në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama, dhe po punon për qëndrimin e tij në pushtet.
Së fundmi “Foltorja” u zhvillua në Elbasan, ku ashtu si në të gjitha takimet e mëhershme pati një pritje madhështore për Berishën.
Ish-kryeministri në rrjete sociale, ka publikuar fotot të cilat tregojnë shumë nga takimi në Elbasan.
Në foto vërehet entuziazmi i demokratëve për të reaguar ndaj lëvizjeve të Lulzim Bashës, me të cilat ka shkatërruar PD-në.
“Album nga Foltorja frymëzuese dhe e zjarrtë e Elbasanit! Rroftë Elbasani”, shkruan Berisha në rrjete sociale.












