Lidhu me ne

Radar

Berisha nuk ka dyshime: PD do ringrihet më e fortë, duhet bashkim dhe hapje e madhe!

Në Foltoren e Korçës, lideri historik demokrat Sali Berisha tha se PD do ringrihet edhe më e fortë se në vitin 1997.

“ Ju keni shpenzuar edhe djersë. Por kryetarit aktual nuk i besojnë më shumë se 19 përqind e atyre që votojnë për ne. Kjo pasi ai nuk arriti të ndërtojë një figurë lideri të vendosur. Por për fat të keq as edhe një marrëdhënie të përshtatshme me ju. Sot takoj drejtues dhe anëtarë dhe ai me një raport gjysëm të akullt me njerëzit.A ka përgjegjësi Berisha për këtë? Më shumë se gjithë të tjerët këtu. Sepse së pari e njoh më shumë se ju, thelbin e opozitarizmit dhe fushatën elektorale. Pse unë kam toleruar dhe ju kërkoj ndjesë për këtë? Kam pasur vetëm një shkak: betimin tim që të mos kthehem kurrë. Më 26 qershor 2013, jam zotuar para jush se largohem pa kthim.

Pas zgjedhjeve nuk fola pasi besova se detyra më imediate ishte mbrojtja e votës. Nëse do të flisja, ndihmoja kundërshtarin. Mbrojtja e votës bëhet në institucione ndërkombëtare. I përdori ai të dhënat personale? Ato vetëm zgjedhje nuk janë. Kryetari nuk bëri asnjë përpjekje në institucionet ndërkombëtare për të mbrojtur votën tuaj. Unë prapë them se nuk fituam. Sepse vetëm 19 përqind e zgjedhësve thanë se votuan për kryetarin.

A mund të ringrihemi ne? Ne jemi ringritur edhe në vitin 1997 kur u bëmë copë nga rebelimi komunist. Tani do ringrihemi edhe më shpejt, edhe më të fuqishëm. Tani i kemi gjërat më të qarta se çfarë duhet të bëjmë. Kemi edhe eksperiencën. Pse fituam në vitin 2005? Fituam sepse u bashkuam. Ai bashkim u shndërrua për ne në levën e Arkimedit. A mjafton bashkimi? Jo, duhet hapje e madhe. Duhet të përthithim forcat, personalitetet, ekspertët më të mirë. Themeli i themeleve janë vlerat demokratike,” tha Berisha.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix55 minuta më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix1 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix1 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Radar1 orë më herët

VIDEO: Ilir Meta pa koment

Në Skoci, Selltik është shpallur kampion në futboll pasi fitoi në derbi ndaj Rejnxhërs. Në Tiranë ndërkohë, një ultras i...

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Facebook