Lidhu me ne

Radar

Vettingu i politikanëve, Shehi: Të fillojë me Bashën, hetimi të mos kryhet nga SPAK

Vettingu i politikanëve, Shehi: Të fillojë me Bashën, hetimi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka dalë në mbështetje të propozimit të PD për vettingun e politikanëve, i depozituar sot në Kuvend.

I ftuar në Open, Shehi tha se hetimi të kryhet nga një strukturë tjetër dhe jo Prokuroria e Posaçme.

Shehi shton se shpreson që ky proces të fillojë nga kryedemokrati Basha e të vazhdojë me ‘shefat’ e tjerë.

 “Ky qëllimi është i mirë ta pastrojmë politikën dhe mirë do ishte kjo punë, se në këto 30 vjet janë pasuruar në mënyrë të përshpejtuar me mijëra njerëz prej politikë, prej abuzimeve me paratë publike. E mbështet si qëllim, si formulë hajde ta diskutojmë.

SPAK ça do bëjë më përpara? Po i ngarkojmë këto struktura. Ideja është që SPAK do na zgjidhë këto hallet e mëdha  dhe po ta ngarkojmë me këtë çështje të shkallës administrative, ne deklarojmë pasurinë, n.q.s ka çështje penale SPAK aty është. Ne kemi akoma prokurori e hetues, shteti i ka të gjitha veglat për tu marrë me këtë punë. Jam dakord me qëllimin e mirë!

Nuk jam dakord të përziejmë gjithë gjerat bashkë. Nëse zoti Basha do them se duhet ta studiojmë së bashku, duhet ngritur një strukturë, jo ato që janë të përfshira, sepse do nxjerrim jashtë loje SPAK. Duhet gjetur një mekanizëm tjetër që duhet të jetë më i thjeshtë dhe më transparentë. Sepse SPAK heton penalisht në mënyrë të heshtur ndërsa ne kemi nevojë për transparencë. Do bëhet zhurmë shumë e punë pak.

Procesi është i rëndësishëm, është i drejtë, shpresoj që të fillojë nga Basha dhe shefat. Besoj se shqiptarët e dinë kush janë të korruptuarit. Kam frikë se disa mund të certifikohen si të pa korruptuar, ndërsa pasurimi i politikanit raporti me gjënë publike është diçka e verifikueshme në jetën e përditshme. Ai që ka qenë i ndershëm 20 vjet para nuk është më! Nuk jam për SPAK, se 15 veta aty të na bëjnë nja 4 punë që presim se sa ti hyjnë batakut të madh”, tha Shehi.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook