Lidhu me ne

Kryesore

“Vendi im, jo model që ta ndjekë Britania”.

edi-rama-701x467

Kryeministri Edi Rama në një koment për revistën prestigjoze britanike The Times ka komentuar mbi përdorimin e Shqipërisë në debatin politik të brendëshëm të Britanisë.

Kryeministri Rama i ka shkruajtur revistës The Times duke u shprehur se marrëdhënia Shqipëri – BE nuk eshtë një model që duhet kopjuar nga Mbretëria e Bashkuar.

“Kur lexova sugjerimin e Michael Gove që Britania mund ta braktisi partneritetin me Gjermanin, Francën dhe vende të tjera të BE-së dhe në vend të saj të hyjë në një partneritet jo europian me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjen, reagimi im i menjëhershëm ishte: “A nuk është pak e çuditshme”.

Gjithashtu, Kryeministri u shpreh se Shqipëria nuk është një model për tu ndjekur nga Britania.

“Absurde që ta tërhiqni Shqipërinë në debatin e Britanisë. Vendi im, jo model që ta ndjekë Britania”.

Ndërkohë, Shqipëria vazhdon të përdoret gjërësisht në debatin në Britani. Dje, ministrja e brendëshme Theresa May vuri në pikëpyetje nëse vende si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia duhet ti bashkohen BE-së. Ajo u shpreh se “këto vende janë vende me popullsi të varfër, probleme serioze me krimin e organizuar, korrupsionin dhe ndonjëherë edhe terrorizmin. Duhet ta pyesim veten a është e drejtë që BE duhet të vazhdojë të zgjerohet duke u dhënë të gjithë anëtarëve të rinj të gjitha të drejtat e nënshtetësisë”.

Tashmë përfshirja e Shqipërisë në debatin në Britani ka vazhduar duke e shndërruar atë nga simbol të talljes për fatin që e pret Britaninë nëse del nga BE, në simbol rreziku nëse Britania qendron në BE dhe asaj i bashkohet Shqipëria.

Një nga deputetët mbështetës të daljes së Britanisë nga BE -ja i ka kërkuar Kryeministrit Kamerun që të deklarojë se do të vendos veton kundër zgjerimit të BE-së me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Turqinë dhe Serbinë, në çdo lloj rrethane.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook