Lidhu me ne

Aktualitet

Mashtrimi me vizat kanadeze, nënë e bijë u dështon “arratisja”

nene-e-bije

Tre ditë pas zbulimit të skemës së mashtrimit të qytetarëve për viza në Kanada, policia ka ndaluar mbrëmjen e djeshme nënë e bijë, të cilat akuzohen se kanë mashtruar  27 persona duke u premtuar dokumente punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli etj në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave.

Sipas policisë  L. M, 52 vjeçe, dhe A. M, 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë u ndaluan në Rinas teksa po tentonin të largoheshin nga Shqipëria.

Sipas hetimeve Prokuroria sqaroi një ditë me parë se, dy femrat ia shitën kompaninë për 1 euro 25 vjeçarit dhe u larguan.

Pjesë e këtij mashtrimi ishte edhe një person tjetër, 25-vjeçari Klevis Reshka,  të cilin policia e arrestoi dy ditë më parë.

Një ditë më parë Prokuroria e Tiranës zbardhi edhe skemën e mashtrimit. Sipas Prokurorisë kallëzimet ndaj tyre u bënë nga 26 persona, të cilët kanë shpjeguar se kanë aplikuar që në vitin 2014 për punësim dhe studime për në Kanada. Aplikimet i kishin bërë pranë shoqërisë ANDE–LM me administratore shtetasen L. M. që ndodhet me seli në rrugën “Ismail Qemali” Tiranë.

Pas kontaktit që këta shtetas merrnin me shtetasen L.M. ajo ju premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me vizë, dhe për këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës ANDE-LM.

Njoftimi i policisë për ndalimin e dy shtetasve, nënë e bijë

“Policia Kufitare Rinas ndalon dy shtetase (nënë e bijë) të shpallura në kërkim. Me datë 27.04.2016, ora 23:30, u bë ndalimi i dy shtetaseve në kërkim : L. M, 52 vjeçe, banuese në Tiranë. A. M, 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë. Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë për arsye se janë shpallur në kërkim, pasi me datë 25.04.2016 ne D. V. P. Tiranë janë paraqitur qytetar të shumtë, të cilët kanë kallëzuar se shtetesja L. M. dhe e bija e saj shtetsja A. M, i kanë mashtruar duke u marrë shuma të konsiderueshme parash me premtimin për punësim në Kanada. Shtetaset e mësipërme i’u dorëzuan Seksionit të Luftës Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar3 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar3 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet4 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix4 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore4 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore19 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix19 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix19 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix19 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook