Lidhu me ne

Radar

Vehapi tregon ‘muskujt’: Jam numri 1 për shkrimet kundër Ramës. Edhe unë e kam sharë Bashën, por jam penduar!

Në vargun e atyre qe cilesohen si ‘analiste’ pro linjes se Lulzim Bashës, militon nga rreshtat e fundit edhe Vehap Kola. Per ata qe nuk e njohin, ju kujtojme se ishte personi pas Bashes te vizita e famshme te Baba Mondi. Vehapi rrugetimin e tij ne tregun e analisteve e nisi online permes shkrimeve ne facebook. Me pas si me ‘magji’, Vehapi gjeti vend ne disa studio, me ‘sponosorizimin’ e grupimit Basha. Asgje te keqe deri ketu!

Por se fundmi Vehapi ka marrë ‘shpatën’ në dorë e ka nis një fushatë intensive kundër doktorit dhe te gjithë mbështetësve te tij. Edhe këtu ska asgjë të keqe, do thonte dikush tjeter. Padyshim qe cdokush eshte i lire te zgjedhe te mbroje cilindo qe ja ka ënda, por problemi këtu qëndron te shtylla kurrizore. Vehapi ashtu si dhe ‘profesori’ Gjekmarmkaj nuk kane lënë gjë pa thënë për Bashën në 2017. Me tej nga 2019 e ne vazhdim Vehapi me sa duket u ‘pajtua’ me liderin e sot ata qe mbeshtesin doktorin i quan nje turmë qe duan shkatërrimin e PD. Më mirë se te gjitha , Vehapi rrugetimin e tij e ka pershkruar sot permes nje pergjigje qe ka dashur ti jape kritikeve. Ne shkrim Vehapi e pohon se ka qene kritik i Lulit dhe se ka folur me gjuhen e doktorit, por thote se eshte penduar. Po ashtu Vehapi pohon me mburrje se nga 2019 e deri sot ne tregun e medias  nuk ka njeri te kete shkruar me shumë se ai kunder Rames. Per me shume lexojeni vetë.

SHKRIMI I PLOTE

Në 2017, kur Çadra po zgjonte shpresat e të gjithë të djathtëve dhe rezistenca e PD dhe Lulzim Bashës ndaj të gjithë presionit ndërkombëtar po na faltë përvojën e sovranitetit, nuk isha në Shqipëri.

E mbështesja Çadrën nga facebook-u, që sot quhet Meta. Atëherë Meta quhej Kryetari i Parlamentit/Presidenri që u kishte premtuar Berishës dhe Bashës se do t’u bashkohej në Çadër, boll ta fillonin këta.

Çadra u mbyll ndryshe nga ç’do të donte gjithkush në të djathtë, pa sovranizëm e pa shumë dinjitet, por luftë me murin nuk bëhet. Edhe unë, si fejsbukian i palodhur e mbështesja dhe e quaja fitore mbylljen e saj. Jo se kështu besoja, po se doja të isha një zë në korin e optimizmit që na duhej për të mundur Ramën.

Si të mos mjaftonte mbyllja e Çadrës, lista e PD qe edhe më zhgënjyese. Jo se iku Jozi, Patozi apo Imami, por sepse nuk përmbante zëra të fortë të së djathtës dhe shoqërisë së angazhuar si Flutura Açka, Aurel Plasari, Fatos Lubonja apo edhe Artan Fuga. Shumë proxy të Doktorit e sulmuan listën dhe bënin thirrje të mos votohej. Unë, nga jashtë përsëri, bëja nga 10 statuse në ditë që lista të mbështetej.

Nëse një pjesë dyshonin se Lulzim Basha mund të kishte bërë marrëveshje në dëm të PD-së, unë kisha këtë argument: hajde t’i japim Bashës 71 mandate dhe të shohim nëse është me Ramën apo është me veten e tij. Duke mos fituar zgjedhjet, ky dyshim as nuk do të provohej e as nuk do të zhdavaritej.

Për zgjedhje erdha, votova PDnë, putha djalin dhe ika prapë për t’u kthyer pas një muaji. Ndërkohë kishin nisur debatet, zgjedhjet për kryetarin e PD u bënë shpejt. Unë bëja thirrje që Basha të jepte dorëheqjen dhe t’i lihej PDsë një 6-mujor që të zgjidhte kryetarin. Njerëzit që unë besoja se mund të ishin kandidatë, as nuk kandiduan.

Që atëherë, nuk kam lënë gjë pa i thënë Lulzim Bashës. Berishën nuk e kam sulmuar asnjëherë, edhe pse ai e mbështeti pa kushte, sepse më gënjenin deklaratat e tij të paqarta, të cilat ne populli i facebook i interpretonim me hermeneutikën e thjeshtëzuar të militantit.

Që nga viti 2019, askush më shumë se unë, (ndjesë për mungesën e modestisë) nuk e ka kritikuar Edi Ramën dhe regjimin e tij oligarkik, mafiokratik siç e kam bërë unë me shkrime sistematike. Në këtë kritikë që e gjeni në Exit dhe më vonë në Panorama e Syri, nuk keni për të gjetur artikull ku nuk kritikohet edhe opozita për pavendosmëritë, paqartësitë dhe hezitimet e saj ndaj oligarkisë.

Gjithë kjo histori e gjatë dhe e mërzitshme për të thënë se lufta speciale e taborreve të Berishës për të diskredituar ata që kritikonin Bashën dje dhe sot e mbështesin është e ulët dhe e pamençur. Nëse do të isha i vetmi që kam ndryshuar mendim apo kam hequr dorë nga gjuha e të shkuarës, do t’ju jepja të drejtë.

Por juaja është sëmundje e zemrës, i themi ne besimtarët. Për ju kriteri është një njeri që ndryshe fliste dje dhe ndryshe flet sot. I cili ndryshoi qëndrim 180° vetëm se iu prekën interesat personale. Ndjekja e tij në çdo qëndrim dhe fjalë është idhujtari dhe unë e refuzoj.

S’kam ndërmend të përdridhem si idhulli juaj e të justifikohem se unë s’e dija, s’e njihja apo më gënjeu. Aspak! Flisja siç dija dhe siç ishim mësuar nga idhulli juaj. Futesha në krevatin e njerëzve, siç futet ai përherë. Shkelja çdo normë të dinjitetit njerëzor nëse përballë kisha një rival. Jeni të zhgënjyer se s’vazhdoj të njëjtën rrugë? Nuk më dhemb barku fare për pritshmëritë tuaja të ulëta.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix16 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix16 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix16 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix16 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix16 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix16 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix16 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix16 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar16 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook