Lidhu me ne

Radar

‘Hakmarrja’ e Lulzim Bashës/ Cilët janë demokratët ‘e ndëshkuar’

‘Hakmarrja’ e Lulzim Bashës/ Cilët janë

Teksa Lulzim Basha njoftoi nga selia blu përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ky i fundit nuk vonoi shumë t’i kundërpërgjigjej kryedemokratit. Ish-lideri demokrat u shpreh hapur për një reformim të PD-së, kur nisi takimin e parë të ‘Foltores’ me demokratët e Tiranës.

Përjashtimi i Berishës krijoi dy kampe në selinë blu: kampin pro Berisha dhe kampin pro Basha. Të dyja palët qëndrojnë përballë njëra-tjetrës, secila krah ‘kryetarit’ të vet.

Qëndrimet proberishiste nuk kaluan pa ‘u ndëshkuar’ nga Basha, i cili nisi eliminimet nga postet drejtuese të PD-së për ata demokratë që u shfaqën krah Berishës në ‘Foltore’.

Por cila është saga e ‘hakmarrjes’ së Lulzim Bashës me demokratët?      

I pari, ishte Flamur Noka, të cilit iu mor posti i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe u paralajmërua për një përjashtim të mundshëm nga PD. Deputeti u shfaq hapur kundër përjashtimit të Berishës duke ‘sulmuar’ vazhdimisht Bashën për qëndrimet e tij në mbledhjet me grupin e PD-së.

‘Gabimi’ i parë që do ta çonte Nokën drejt përjashtimit, është një postim në Facebook ku ironizonte haptazi Bashën. “Mora pushkën dola n’mal. Të luftoja për atdhe.., Ku ta dija unë i gjori.., Se armiku ishim …Ne……”, shkruante Noka.

Mbledhjet e grupit të PD-së u shoqëruan me përplasje mes Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës. Noka e cilësoi përjashtimin e Berishës, antistatutor duke hedhur akuza mbi Bashën. “Vendimi ndaj Berishës thikë pas shpine. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD-në të bashkuar. Ai duhej lënë forumeve të PD-se ta merrnin. Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marrë Kuvendi Kombëtar”, tha Noka asokohe.

‘Durimi’ i Bashës mesa duket u sos, me deklaratën e fundit të Nokës, fill pasi kryedemokrati në një dalje për mediet, e konsideroi anëtarësinë e PD-së ‘llum’.

“Denoncoj leksikun e ulët të kryetarit të PD-së ndaj qeverisë së Partisë Demokratike, më e suksesshmja në 30 vitet e fundit. Denoncoj poshtërimin që Basha i bëri mbrëmë anëtarësisë dhe elektoratit të PD-së, duke e quajtur llum. Asnjë nuk ka guxuar, as Nano dhe as Rama, ta konsiderojë qeverinë e Sali Berishës dhe bazën  e PD-së si llum, as armiqtë më të mëdhenj,” deklaroi Noka.

Oerd Bylykbashi ishte ‘i ndëshkuari’ i radhës. Pasi iu bashkua ‘Foltores’ së Berishës dhe pas akuzave e përplasjeve të njëpasnjëshme me kryedemokratin, Basha ia hoqi drejtimin e Reformës Zgjedhore për t’ia besuar Enkelejd Alibeajt.

Një ditë para përjashtimit, Bylykbashi shkruante në Facebook se “Më 8 dhjetor 1990 nuk kërkuam demokracinë e liderit, por demokracinë e individëve të lirë”, duke thumbuar kështu Bashën. Por kujtojmë se Bylykbashi ishte ai që hodhi dritë mbi një pazar të mundshëm mes Ramës dhe Bashës për Reformën Zgjedhore “më zgjat afatin e anëtarëve të vetingut, të të shtoj disa bashki ne hartë.”

Luan Baçi u shkarkua si kryetar i Degës së PD-së në Fier. Vendin e tij e mori Agron Kapllanaj. Pas shkarkimit të Falmur Nokës, Baçi ishte ndër ata deputetë që gjetën mënyrën për të ngritur zërin kundër vendimit të Bashës.

“Kush e ka radhen? Une…? Ju…..? Ai……? Kush….? Partia Demokratike eshte parti e fjales se lire, e votes se lire, keshtu lindi dhe keshtu do te vazhdoje! Partia Demokratike nuk eshte prone e askujt, ajo eshte e dhjetra mijra anetareve dhe qindra mijra votuesve dhe simpatizanteve te saj!”, shkruante Baçi.

Baçi deklaroi se nuk ka pasur një vendim zyrtar për shkarkimin e tij, por se Basha i ka kërkuar në takim të japë dorëheqjen. “Nuk ka asnjë vendim zyrtar qoftë për komandim të X apo Y, apo për pezullimin tim. Kam patur një takim mbrëmë 10 minuta, ka bërë një propozim për komandim dhe kërkonte dorëheqjen time, gjë që nuk e kam dhënë. I kam thënë nuk po jap dakordësi si individ pavarësisht se kam edhe pozicionin e deputetit dhe kryetarit të degës, pa pyetur Kryesinë e Degës”, tha Baçi.

Belind Këlliçi po ashtu mori një goditje nga Basha. Kryedemokrati hapi garën për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, pas njoftimit të Berishës për ‘Foltoren’ me të rinjtë e FRPD-së. Fill pas këtij vendimi, Këlliçi deklaroi se “Vendimi sot është nul, pa asnjë vlerë ligjore. Vendimi është përtej kompetencave të Bashës. Ne jemi në të drejtën e ushtrimit të mandatit, deri në dorëzimin e institucionit tonë, me mënyrën një votë, një anëtar.”

Deputeti konfirmoi se do të jetë i pranishëm në ‘Foltoren’ e Berishës me të rinjtë e FRPD-së. “Do jem pjesë e foltores së rinisë që do organizohet të dielën. Bashkëpunoj me këta të rinj prej 6 vitesh. Ajo që po ndodh sot në PD është absurde, refuzohet të pranohet se ka krizë në PD”, deklaroi Këlliçi.

Albana Vokshi prej fillimit nuk e mbështeti Bashën për përjashtimin e Berishës. Nga selia blu, Vokshi i dha një mesazh Bashës, teksa i tha se “është vendim tronditës. Jam kundër vendimit, por mund ta kem subjektiv, për shkak të marrëdhënies që kam prej vitesh me Sali Berishën. Unë nuk jam e bindur si ju zoti kryetar që vendimi është në interes të PD.”

Pas shpalljes së zgjedhjeve në FRPD, Vokshi ka dalë krah Këlliçit duke u shprehur se “Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet! Statuti i Partisë është i qartë: vendim-marrja e brendshme nuk lihet në një dorë. Organizatat Partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të Statutit të tyre. Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen.”

Kryedemokrati nisi lëvizjen pas pozicionimit të qartë të Vokshit kundër tij. Një ditë më parë, Basha urdhëroi një proces zgjedhor edhe për Lidhjen Demokratike të Gruas në Shqipëri. Vokshi, nga ana e saj, e ka cilësuar vendimin e Bashës, si “arbitrar dhe uzurpues”.

“Kryetari i PD-së Lulzim Basha më informoi sot se ai ka vendosur të fillojë nje proces të zgjedhjeve në Lidhjen Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Ai më informoi, me anë të një telefonate, edhe se ka vendosur që zgjedhja e kryetares së forumit të bëhet me një anëtar një votë”, shkroi Vokshi në Facebook.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook