Lidhu me ne

Radar

‘I kam zili demokratët e thjeshtë kosovarë – ma shpifin stabilokratët në Shqipëri’

Nga Ylli Manjani

Kosova voton. Pushteti atje ndryshon. Politika lëviz. Kryetarët ikin. Askush nuk e ka me tapi. Kosova voton demokratikisht pa pyetur asnjë ambasador si, kur e përse! Votohet shpesh. Populli realisht vendos. Me votë të bëjnë Kryeministër. Por një vit më pas të heq karriken. Vota ndryshon pushtetin, pa asnjë diskutim!

Me votë Kosova na tregon se si ndryshon vendimmarrja në rrugë demokratike. Demokracia nuk njeh as mandate e as afate.

Në Shqipëri….. lëre fare më mirë! Krahasimi është zhgënjyes…Nga monizmi në monizëm. Nga humbja në humbje. Asgjë nuk ndryshon. Votoni ju sa të doni, por hiçgjë ndryshoni. S’keni gjë në dorë. Pse në Kosovë jetoni ju që të ndryshoni pushtetin me votë dhe shpesh?!

Ja si zgjedhohet folja “votoj” në shqip: Unë votoj. Ti voton. Ai / Ajo vendos.  Ja dhe në shumës, pluralizëm medemek: Ne votojmë. Ju votoni. Ata vendosin.

Zgjedhjet janë votime dhe mezi bëhen një herë në katër vjet si kampionati botëror i futbollit. Bahh! I humbe ndeshjet, prit kampionatin tjetër. S’ka më ndeshje… Ne jemi medemek stabilokratë, shqipet në Kosovë janë thjesht demokratë! I kam zili demokratët e thjeshtë kosovarë. Ma shpifin në ektrem, stabilokratët në Shqipëri.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar3 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore4 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore6 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore9 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore11 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar11 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Facebook