Lidhu me ne

Radar

Vrasja e vogëlushit, Artan Hoxha: Dënimi me vdekje s’është zgjidhje, çfarë duhet bërë për persona të tillë

Vrasja e vogëlushit, Hoxha: Dënimi me vdekje s’është

Vrasje e paralajmëruar ishte ajo e djeshmja në Fier, ku fqinji i mori jetën 8-vjeçarit.

I ftuar në studion e “Abc live” me Juli Xhokaxhi, gazetari Artan Hoxha tha mes të tjerash se duhen marrë masa që ngjarje të tilla të parandalohen.

Sipas tij ngushëllimi i politikanëve sot nuk ka kuptim. Gazetari sugjeron që të krijohet një database me të dhëna të rëndësishme me të gjithë këta persona që kanë probleme të tilla, me qëllim që rastet tragjike të mos përsëriten.

“Sheh vendin ku ka jetuar, shikon fëmijë një engjëll dhe pastaj je i detyruar të dëgjosh sot të gjithë politikanët tanë duke ngushëlluar. Ngushëllimin e bën kushdo, detyra dhe misioni i tyre është që të parandalojnë ngjarje të tilla duke marrë masat  duhura, duke ngritur institucionet e duhura. Autori është rritur me traumë, babai, këtej, nëna andej, vëllai në burg, që 23 vjeç i dënuar. Pastaj i nënvlerësuar nga sistemi ynë që është fund e krye i shpartalluar dhe pasoja e gjithë kësaj është jeta e humbur e atij fëmije.

Këtë do të kërkoja nga politikanët që të parandalojnë situata të tilla duke marrë vendimet e duhura. Ne nuk mund ti lëmë bomba të tilla, janë bomba sociale, përbëjnë rrezik shoqëruar. Nuk na kushton asgjë që të kemi një database me të gjithë këta personazhe, ku gjenden, ti mbajnë nën vëzhgim, të ngremë në alert komunitetin. Ai ka një gardh me kallama aty dhe nuk është parë duke hapur gropën.

Edhe komunitete duhet të jenë vigjilentë. Shqipëria flet për këto raste vetëm kur ndodh. Nuk është viktima e parë, dhe kanë ardhur nga personazhe të tillë. na duket e çuditshme që ai pasi ka bërë atë krim vazhdonte pinte alkool t dhoma e vet. të paktën ti minimizojnë.

Imagjinoni të mos ishte gjetur kufoma. Nuk na kushton gjë sot, por minimalisht institucionet tona çdo sektor i policisë, prokurorisë, gjykata duhet të ketë një database me të dhëna, që të ketë me saktësi ku ndodhen këta persona, rrezikshmëria e tyre. Duhet edhe një reagim shoqëror, nuk bëhet vetëm me polic kjo punë,” u shpreh gazetari.

Ndërkohë, që opinioni publik është tronditur nga ngjarja makabre kërkon dënim maksimal për autorin, duke përshirë edhe dënimin kapital. Hoxha thotë se dënimi me vdekje nuk është zgjidhje, ndërsa thekson se institucionet duhet të parandalojnë.

“Nuk mund të ketë dënim me vdekje. Shqipëria nuk e kthen dot më. I fundit është ai i Libofshës. Kam pasur mundësi të intervistoj të dënuar me vdekje dhe sot e kësaj dite janë në burg. Nuk është zgjidhje dënimi me vdekje. Ne si institucione dhe shoqëria duhet të punojmë që të parandalojmë raste të tilla. Këtë duhet të bëjmë,” u shpreh Hoxha.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix19 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix19 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix19 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix19 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix19 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix19 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix19 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix19 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar20 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook