Lidhu me ne

Radar

Dorëzoi të gjitha bashkitë e vendit/ Basha: Nuk pendohem fare

Kreu i Partisë Demokratike nuk ka shfaqur pendesë për bojkotin e zgjedhjeve vendore dhe djegien e mandateve. Një përgjigje të tillë e ka dhënë në një intervistë për Zërin e Amerikës.

I pyetur nga gazetari për nismat që ka marrë opozita dhe vendimet ekstreme, Basha tha se ka reflektimet e veta në këto tetë vite, por pendesë nuk do të ketë asnjë herë për veprimet që ka kryer deri tani.

Reflektimi për çdo vendim, qoftë ato që sjellin pasoja të dëshiruara, qoftë ato që nuk sjellin pasojat e pritura, duhet të jetë pjesë e çdo politikani të pjekur dhe të matur. Dhe pa diskutim edhe unë kam reflektimet e mia. Për një gjë nuk kam pendesë dhe nuk do të kem pendesë kurrë.

Regjime antidemokratike, autokratike, që zhbëjnë themelet e bashkëjetesës demokratike, që shkatërrojnë zgjedhjet, që sjellin krimin në politikë, që shkatërrojnë një investim perëndimor, siç është reforma në drejtësi, e cila sot është një godinë boshe, që nuk ka arritur akoma të prodhojë një vendim domethënës për shqiptarët, nuk ka akoma arritur të çojë një politikan të korruptuar apo një bos të krimit të organizuar prapa hekurave, beteja për dinjitetin dhe të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, beteja për lirinë e medias, beteja për lirinë e pronës, beteja për të përndjekurit, beteja për mirëqenien të shqiptarëve, beteja për të ardhmen e të rinjve, ndaj një regjimi që të gjitha këto i sakrifikon për hir të pushtetit personal të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, kriminelë dhe oligarkë, me të cilët e ka kapur dhe e mban pushtetin, për këtë nuk pendohem kurrë dhe përkundrazi po ju them që jam i vendosur ta intensifikojmë me të gjitha format dhe mënyrat, brenda dhe jashtë parlamentit”, tha Basha.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix5 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix5 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Radar5 orë më herët

VIDEO: Ilir Meta pa koment

Në Skoci, Selltik është shpallur kampion në futboll pasi fitoi në derbi ndaj Rejnxhërs. Në Tiranë ndërkohë, një ultras i...

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Facebook