Lidhu me ne

Radar

Berisha-Bashës: Rama të mban peng me çështjen “Toyota Yaris”, dil sqaroje!

Berisha-Bashës: Rama të mban peng me çështjen

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur nga Burreli deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se riciklon akuzat e Edi Ramës për të. Berisha tha sot në takimin e “Foltores’ në Burrel se Rama e mban peng me çështjen e “Toyota Yaris”, duke i kërkuar Bashës të dalë dhe ta sqarojë.

“Meqë jam sot para jush, do t’i kthej një përgjigje. Tre-katër ditë më parë u ankua se po e sulmoj me fjalët e Edi Ramës. Tani do t’i them: peng Basha në qoftë se Edi Rama apo cilido thotë një gjë që qëndron, Sali Berisha nuk e mohon kurrë. Është e vërtetë që Edi Rama të ka përmendur ty ‘Toyota Yaris’ në parlament, por është e vërtetë që ai e mban peng me ‘Toyota Yaris’ Lulzim Bashën sa për dijeni. Prandaj peng Basha, dil e sqaroje aferën e ‘Toyota Yaris’, ndave apo jo para me Taulant Ballën në atë aferë. Na ngrihet një ditë të bukur në parlament, ditë të martë dhe thotë se ditën e shtunë do vijnë Toyotat me 5 mln euro. Ku e mësove këtë i thashë, më informuan tha. Por e çuditshme ishte kjo, eurot erdhën, por nuk u kthyen. I thashë pse nuk u kthyen ato euro pasi ti njoftove, epo tha ndiqeshin me GPS. Ashtu i thashë unë, mirë. I ndiqnin me GPS. Çudi i them unë, shumë çudi kjo punë. Eurot nuk u kthyen mbrapsht, ndonëse kishin 3 ditë për t’u kthyer e për të shkaur dhe në Australi apo Afrikë e Jugut po të donin. Erdhën në Durrës 1.5 mln euro më pak. Kanë ardhur disa herë heuesit belgë dhe z. Basha iu fshihet dhe nuk iu shkon. Nëse Edi Rama t’i përmend, të mban peng, unë të kërkoj transparencë”, deklaroi Berisha.

Më tej ai tha se Basha ka dosjet e tij dhe për gjyqtarët, duke iu referuar një telefonate me kreun e PD tre muaj më parë. Berisha i kërkoi Bashës të japë dorëheqjen që partia të mos paguajë faturën e tij.

“Tre muaj më parë e marr në telefon dhe i them, Luli tre gjykatës në Gjykatën e Lartë, Sokol Sadushi, Ervin Pupe dhe Ilir Panda kanë bërë vettingun, të tre dalin të krimbur, dalin për burg jo për gjykatë, por ua kanë fshehur vettingun, i mban peng Edi Rama.
Ashtu tha, mos u ndiej njëherë se po merrem unë. Natyrisht bëra gati statusin, do ta denoncoja, por prita një javë. Nuk tha asnjë fjalë. U bashkua me Edi Ramën në pengmarrjen e tyre se dhe ky ka dosjet e tij. Atëherë Zoti Basha zgjidhi të gjitha këto probleme njëherë, jep dorëheqjen që nesër në mënyrë që partia të mos paguajë faturën tënde dhe mos tento të dëmtosh pluralizimin, përgjegjësia do të jetë e jashtëzakonshme për Edi Ramën, por edhe për ty. Ky është një revolucion që nuk ka forcë në botë që nuk e ndal. Është një revolucion që po zien aty ku ka shqiptarë. Mos tentoni të përballeni me kombin se do keni pasoja të pariparueshme për ju”, deklaroi Berisha.

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix22 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix22 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix22 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix22 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix22 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix22 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix22 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix22 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar23 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook