Lidhu me ne

Radar

Pak ditë para Kuvendit/ Gaz Bardhi: Po na përdorin logon e partisë në mënyrë të paautorizuar…

Pak ditë para Kuvendit/ Gaz Bardhi: Po na përdorin logon e

Pak ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, të thirrur nga delegatët dhe Sali Berisha, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Ai duket mjaft i shqetësuar për përdorimin e logos së partise në kartat e identifikimit të delegateve

Me sa duket, Bardhi mendon se, logon e partisë e ka personale dhe delegatët e ligjshëm të partisë nuk mund ta përdorin.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit

Të nderuar,

Në vijim të shqetësimit të shprehur nga disa anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PDSH për përdorimin pa të drejtë të të dhënave të tyre, në një dokument që përmban simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë, kam konstatuar se:

Është e vërtetë që në media dhe në rrjetet sociale janë publikuar disa dokumente me simbole të Partisë Demokratike dhe të dhënat e anëtarëve të Partisë Demokratike dhe/ose anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PDSH. Këto dokumente dhe përdorimi i të dhënave të anëtarëve nuk është autorizuar nga asnjë organ përfaqësues i Partisë Demokratike të Shqipërisë, dhe për pasojë ato janë dokumente të paligjshme dhe të falsifikuara, të prodhura nga persona të paidentifikuar dhe që nuk përfaqësojnë asnjë organ të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ky veprim synon të dëmtojë interesin politik të Partisë Demokratike, duke e shfaqur atë në sytë e opinionit publik si një celulë ilegale, ku cilido për interesin e tij personal mund të përdor simbolet e PD apo të dhënat e anëtarëve të PD.

Në përputhje me nenin 6 të Statutit të PD, ku theksohet se simbolet e Partisë Demokratike përdoren vetëm nga organet përfaqësuese të PDSH-së ose me autorizim të tyre, kërkoj përcjelljen e informacionit të plotë dhe të dokumentuar mbi personat që në Degët respektive administrojnë, shpërndajnë apo prodhojnë dokumente të tilla të paligjshme dhe të falsifikuara, duke keqpërdorur të dhënat e anëtarëve të PDSH.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

MË TEPËR

Mix7 sekonda më herët

“Gjëja më e rëndësishme në botë”, thënie nga figura të shquara për familjen

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes ju sjellim disa thënie nga figura të shquara historike. “Familja është gjëja më...

Mix2 minuta më herët

Shenjat femra të zodiakut që do të jenë shoqe për gjithë jetën

SHIGJETARI – DASHIMiqësia e tyre mund të zgjasë me vite. Ato do të jenë gjithmonë dy vajzat e vogla, që...

Mix11 minuta më herët

A është Jennifer Lopez më e pasur se Ben Affleck?

Kur flasim për çifte të fuqishme, duhet të përmendim Jennifer Lopez dhe Ben Affleck. Të dy nuk janë vetëm aktorë...

Mix13 minuta më herët

10 thënie të veçanta nga Julia Roberts

Julia Roberts, ikona e njohur e Hollywood-it ka lënë gjurmë të pashlyeshme në botë jo vetëm për aftësitë e saj...

Mix21 minuta më herët

7 të pathëna për Chiara Ferragni dhe Fedez sipas librit mbi jetën e tyre

Edhe pse u shkrua muajt e fundit, duket se Selvaggia Lucarelli kishte mbledhur materiale për Ferragnez shumë përpara se të shpërthente...

Mix25 minuta më herët

Cilët janë telefonat inteligjentë Motorola me kamerat më të mira në 2024?

Motorola është sinonim i një prodhuesi të ekuilibruar, i aftë për të ofruar pajisje të pajisura me teknologji të avancuar...

Mix27 minuta më herët

Xiaomi Mix Flip do të jetë smartfoni me karikimin më të shpejtë

Suksesi i arritur nga telefonat inteligjentë të palosshëm në vitet e fundit është i padiskutueshëm, por është befasuese të mësohet...

Mix28 minuta më herët

Cilat janë ndryshimet midis Samsung Galaxy S23 dhe Galaxy S23+, çfarë ndryshon?

Gama e Samsung Galaxy S23 është, edhe sot, pavarësisht se ka kaluar më shumë se një vit nga publikimi i...

Mix32 minuta më herët

iPhone 16 Pro: ekrani do të jetë super i ndritshëm

Orët e fundit kanë dalë detaje shumë interesante në lidhje me iPhone-ët e rinj të nivelit të lartë nga Apple;...

Mix43 minuta më herët

Jessica Biel thotë se flet hapur për menstruacionet me djemtë e saj

FOTO: PENGUIN RANDOM HOUSE/GETTY IMAGES Jessica Biel do të ndërgjegjësojë sa më shumë prindër dhe njerëz në çdo cep të...

Facebook