Lidhu me ne

Radar

“Më ftoi Erlindi”/ Si vëllai i Bashës mbushi sallën e ArTurbina me të rinj nga shkolla

Aktiviteti i Lulzim Bashës te ArTurbina në kuadër të Ditës së Rinisë dështoi që në nisje të tij. Shkak ka qenë mungesa e njerëzve për të mbushur shkallët e sallës. 

Kjo pasi demokratët ishin me liderin historik Sali Berisha te busti i Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, në Qytetin Studenti.

Por Basha kishte menduar një plan tjetër, në mungesë të demokratëve, siç edhe ndodhi.Vëllai i tij i cili është pronar i një shkolle në Tiranë ka organizuar disa nxënës, kryesisht gjimnazistë për të shkuar te ArTurbina.

Siç edhe u shprehën për Syri Tv, nxënësit pohojnë se i ka sjellë shkolla dhe mësuesit aty.

Një prej adoleshentëve thotë se e ka ftuar ‘Erlindi i shkollës’. Syri mësoi se ‘Erlindi i shkollës’ është Erlind Basha, vëllai i kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.

Përdorimi i nxënësve të shkollave publike dhe private për aktivitete partiake është e palejueshme me ligj.

Por edhe kjo shkelje ligjore nuk i vjen në ndihmë Lulzim Bashës për të mbushur shkallët e një salle relativisht të vogël si ArTurbina.

Ja si shprehen nxënësit për Syri Tv të pyetur se kush i kishte ftuar:

Nxënëse: Nga mësuesit, nga shkolla. Jam 17 vjeçe, te shkolla ‘Partizani’

Nxënës: S’e kam idenë fare, kot kam ardhur, tha një tjetër nxënës.

Nxënës: Kam ardhur i ftuar nga Erlindi, i cili na tha që do të kujtojmë ditën e rinisë.

Nxënës: Kam ardhur i ftuar (Kur pyetet se kush e ka ftuar nuk jep përgjigje).

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook