Lidhu me ne

Kryesore

Sali Berisha para mijëra delegatëve: Basha tregoi se është kallp opozitar, u përkul para regjimit të Ramës!

Sali Berisha para mijëra delegatëve: Basha tregoi se është

Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku ndodhen mbi 4900 delegatë të kësaj force politike. 

Në Kuvend janë marrë vendime për ndryshime statutore, si vula dhe logo e partisë, shkarkimin e nënkryetarëve dhe hapjen e votimit të fshehtë për shkarkimin e Lulzim Bashës. 

Berisha në fjalën e tij, deklaroi se pjesëmarrësit janë mbledhur “për të rithemeluar Partinë Demokratike”. 

“Lulzim Basha në tetë vite, de facto u faktua vetë, si një kallp opozitar. Ai nisi drejtimin e partisë, duke u përkulur, në kundërshtim me ligjet, Kushtetutën, fuqinë e pakufijshme të forcës që drejtonte, duke u përkulur para regjimit të Edi Ramës“, tha Berisha. 

Sali Berisha para mijëra delegatëve: Basha tregoi se është

“Ne erdhëm në vitin 2021 të këtij shekulli, para një alternative shumë të rëndë. Partia që anëtarësoi Shqipërinë në Nato dhe u faktua lokomotivë e integrimit, që dha kontribute historike në pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e shqiptarëve, partia që hodhi bazat e ekonomisë së tregut, e projekteve të mëdha energjitike dhe të gjitha fushave… Qeveria e kësaj partie futi Shqipërinë në rrugën e zhvillimit të shpejt…Kjo parti arriti në vitin 2021, si një forcë politike, e cila krijonte përshtypjen se ndodhej para alternativës ‘to be or not to be” (të jesh a të mos jesh).

Sali Berisha para mijëra delegatëve: Basha tregoi se është

Përse ndodhi kjo? Miqtë e mi, në vitin 2013, PD pas tetë vitesh në qeveri humbi zgjedhjet, njohu dhe realizoi rrotacionin e pushtetit. Kryetari i saj dha dorëheqjen, ashtu siç i takon çdo kryetari partie kur humbet zgjedhjet. Në krye të PD, erdhi përfaqësuesi i një gjenerate të re, i cili në vend të fuqizonte Partinë Demokratike, bëri të kundërtën e saj. Lulzim Basha në tetë vite, de facto u faktua vetë, si një kallp opozitar. Ai nisi drejtimin e partisë, duke u përkulur, në kundërshtim me ligjet, Kushtetutën, fuqinë e pakufijshme të forcës që drejtonte, duke u përkulur para regjimit të Edi Ramës“. tha Berisha ndër të tjera. 

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook