Lidhu me ne

Radar

“Nuk i flas më, f**k him”

Savaged by Trump, Netanyahu says he had to congratulate Biden on election  victory | The Times of Israel

Gjatë katër viteve në detyrë, presidenti Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ishin aleatët më të afërt politikë. Të paktën kështu dukej në publik. Por gjërat kanë ndryshuar. “Nuk kam folur me të që atëherë. F**k him”, ishte komenti i Trump për Netanjahun në një intervistë të dhënë së fundmi.

Paqja e Trump: Marrëveshjet e Abrahamit dhe riformësimi i Lindjes së Mesme“, është libri nga Barak Ravid, për të cilin Trump ka komentuar një nga “tradhtitë” e Netanyahut: momentin kur uroi Presidentin e zgjedhur Biden për fitoren në zgjedhje, ndërsa Trump ende kundërshtonte rezultatin.

Personi i parë që e përgëzoi Biden ishte Bibi Netanyahu, njeriu për të cilin bëra më shumë se çdo person tjetër me të cilin bashkëpunova… Bibi mund të kishte qëndruar në heshtje. Ai ka bërë një gabim të tmerrshëm.”

Trump shprehet i indinjuar për faktin se ndërsa liderë si Jair Bolsonaro i Brazilit dhe Vladimir Putin i Rusisë nuk u prononcuan, pasi “ata mendonin se zgjedhjet ishin të manipuluara”, Netanyahu e pranoi ndër të parët fitoren e Biden.

Për arsye politike të brendshme, si Trump ashtu edhe Netanyahu kultivuan perceptimin e publikut se mes tyre kishte mirëkuptim reciprok pasi ata punuan ngushtë së bashku për çështje kyçe. Por në fund të presidencës së tij, Trump kishte arritur në përfundimin se Netanyahu nuk donte vërtet paqe me palestinezët dhe po e përdorte atë për Iranin.

Para se boja të thahej, ai iu drejtua Bidenit me një mesazh, ku fliste për miqësinë e tyre të madhe. Nuk kishte të tillë, sepse nëse do të kishte, administrata e Obamës nuk do ta kishte bërë marrëveshjen me Iranin,” tha Trump. “Dhe mendoni se tani ata do ta bëjnë përsëri.

Netanyahu, tani në opozitë, po lufton sërish për të rimarrë pushtetin, ndërsa po përballet me drejtësinë për akuzat për korrupsion. Të njëjtën gjë kërkon edhe Trump, i cili e ka shprehur hapur ambicien për të kandiduar në presidencialet e radhës.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix18 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix18 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix18 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix18 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix18 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix18 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix18 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix18 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar19 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook