Lidhu me ne

Kryesore

“Aq besim të verbër kanë ndaj BE shqiptarët, sa dëgjojnë pa përkthim”

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, ku u takua me banorë të Novoselës, të cilët përfituan dëftesat financiare të kompensimit, në bazë të vlerësimit të dëmeve të pësuara.

Por nuk kanë munguar batutat e shefit të qeverisë. Që në hyrje të fjalës së tij, Rama përmendi faktin se të pranishmit kishin refuzuar kufjet për të dëgjuar fjalën e ambasadores së BE, dhe kjo sipas tij, është tregues se sa shumë e do integrimin në BE Shqipëria.

“Më vjen shumë mirë, sepse unë u interesova personalisht që të gjithë të kishin kufje për të dëgjuar përkthimin e fjalës së ambasadores, por 90% e të pranishmëve refuzuan kufjet, çka tregon besim të verbër ndaj Bashkimit Europian, që çfarëdo që thotë, ne mendojmë që është gjëja e duhur, raporton panorama. 

Me një duartrokitje për fjalimin e ambasadores së Bashkimit Europian, se të të duartrokasin kur të kuptojnë gjuhën është gjë e madhe, por të të duartrokasin kur flet edhe në një gjuhë të huaj, kjo tregon sesa shumë Shqipëria do që të integrohet në Bashkimin Europian, por duhet t’ua mbushim mendjen.

Ndërkohë, përtej shakasë, sot është vërtet dita për të treguar përmes një shembulli konkret se çfarë rëndësie jetike ka për zhvillimin dhe sigurinë e ekonomive familjare dhe ekonomisë tonë kombëtare marrëdhënia me Bashkimin Europian”.

Sot në Niviselë nisi procesi i kompensimit të fermerëve të dëmtuar nga përmbytjet e muajit shkurt të  vitit të kaluar.

Janë 3529 familjeve fermere dhe 200 biznese që përfitojnë kompensimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga përmbytja, në vlerë totale prej 7.110 milionë euro, kontribut i Bashkimit Europian.

rama31

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook