Lidhu me ne

Sport

S’ka suprizë! Skënderbeu, kampion i Shqipërisë (Foto)

skenderbeuDy ndeshje, një titull, asnjë surprizë! Kampionati i diskutuar deri në javën e fundit, si rrallëherë në vitet e fundit, prodhon të njëjtin kampion, si në pesë sezonet e shkuara.
Në Vlorë Skënderbeu bëri detyrën dhe mposhti Flamurtarin vendas me rezultatin 0-2, ndërsa në Tiranë, Partizani, ndoshta edhe nga lajmet që mbërrinin nga Vlora, lëshon terren dhe nga 1-0 humbet 1-2 në fund me Teutën.Korçarët treguan që në minutat e para të ndeshjes që nuk kishin ndërmend të bëjnë ‘dhuratë’ për Partizanit dhe në minutën e 8 Latifi shënon golin e avantazhit.Në Tiranë, Partizani iu përgjigj me Sukajn në minutën e 36, që kaloi “të kuqtë” në avantazh dhe zhvendosi vëmendjen e tifozëve në Vlorë, në pritje të suprizës së Flamurtarit, që luante pa asnjë objektiv në këtë ndeshje.

Por në Vlorë lajmet e mbërritura nuk ishin ato të pritura nga tifozët e Partizanit. Në minutën e 51, Plaku shënon golin e dytë, që i jep më shumë siguri dhe qetësi në lojë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në kryeqytet durrsakët heshtën “Qemal Stafën”, kur gjetën golin e barazimit me anë të Lamçjas në minutën e 73-të dhe jo gjithçka do të mbaronte këtu, pasi “Djemtë e Detit” gjetën golin e dytë në minutat shtesë të takimit.

Kaq ishte deri në fund! Asnjë surprizë dhe fërshëllima përfundimtare e kampionatit i dha titullin e gjashtë radhazi Skënderbeut, të shtatin në histori, ndërsa për Partizanin ‘etja’ për titullin që mungon prej 23 vitesh, vazhdon të mbetet e pashuar…

/ Top Channel

 
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet15 orë më herët

HISTORIA / Përfundoi studimet për ekonomi-biznes, si u kthye Ervis Martinaj nga biznesmen në gangster

Gazetari investigativ Artan Hoxha tregoi jetën e bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinajt dhe si hyri në botën e...

Kritike15 orë më herët

Dom Gjergj Meta: Merruni me diçka më serioze se sa me rrjetet sociale!

Nga dom Gjergj Meta- Të dashur miq, Merruni me diçka. Jo diçka çfarëdo, d.m.th. jo me rrjete sociale vetëm a...

Mix15 orë më herët

Muza e Karl Lagerfeld, na mëson si të vishemi sipas çdo kodi të veshjes!

Termi “dress cod”, i cili përkthehet nga anglishtja në rumanisht si “kodi i veshjes”, i referohet një serie rregullash që...

Kioske15 orë më herët

Në Shqipëri ka vetëm të partive, jo të majtë dhe të djathtë. Tek ne ka autocensurë

Çuçi: Në Shqipëri ka vetëm të partive, jo të majtë dhe të djathtë. Tek ne ka autocensurë Pedagogia Ornela Çuçi...

Mix16 orë më herët

iPhone 16 Pro do të jetë i disponueshëm edhe në ngjyrë rozë

Modelet e reja “iPhone” që Apple do të prezantojë këtë vjeshtë do të karakterizohen jo vetëm nga funksionet e reja...

Mix16 orë më herët

Samsung Galaxy Z Fold 6 : specifikat dhe dizajni shfaqen në internet

Rrjedhjet në Samsung Galaxy Z Fold dhe Z Flip 6 vazhdojnë të pandërprera. Asgjë shumë e çuditshme, nëse kemi parasysh...

Mix16 orë më herët

Rita Ora rikthehet fuqishëm në muzikë, kënga e fundit pëlqehet nga fansat

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është rikthyer me muzikë të re. 33-vjeçarja, publikoi të premten një videoklip për këngën...

Mix16 orë më herët

Dallimi midis diabetit të tipit 1 dhe 2 – Cili rrezikon më shumë zemrën

Njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1 janë më të rrezikuar nga problemet kronike me zemrën, sidomos nëse janë...

Mix16 orë më herët

Carla Bruni flet për betejën me kancerin: Kam një vajzë 12-vjeçare dhe dua ta shoh të rritet

Tetorin e kaluar, Carla Bruni njoftoi se në vitin 2019 u diagnostikua me kancer gjiri. “Jam diagnostikuar me kancer gjiri...

Kryesore18 orë më herët

Programi premtues i PD-së dhe zotimi i Bashës për arsimin e lartë e të rinjtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot në Parkun Olimpik programin e PD për zgjedhjet e ardhshme parlamentare me...

Facebook