Lidhu me ne

Radar

Basha është arsyeja që Rama është në pushtet.

“Misioni ishte shkatërrimi i opozitës”/ Goxhaj: Basha mbushi Kuvendin me fëmijë, kamarierë e sanitarë
cna lajme politike

Avokati Altin Goxhaj ka komentuar të ashtuquajturin Kuvend të Bashës ditën e djeshme.

Në një dalje për mediat, Goxhaj ka theksuar se dje Basha jo vetëm që nuk kishte mbledhur 5004 persona, por aty po votonin fëmijë të vegjël dhe persona të cilët nuk kishin lidhje me demokratët e vërtetë.

“Diversant i Soros është Basha dhe ra përfundimisht dje edhe moralisht me mbledhjen e atij Kuvendi. Kam 4 vjet që them rregullisht, nuk ikën nga partia pa e bërë fije-fije, misioni i tij që në 2005 ishte ta shkatërronte këtë opozitë. 

Ai që të ketë të sigurtë të ardhmen e tij, bën sa më shumë dëm. Ata që ka rreth vetes janë njerëz të kapur me tendera. Gjithë grupi i Soros, vetë Luli apo skllevër si Gaz Bardhi, nëpërmjet pazareve kanë për detyre të bëjnë sa më shumë dëm.

Ai ka detyrë të vonojë shkarkimin e tij. Basha është arsyeja që Rama është në pushtet. Nga 2017 e këtej vetëm Basha ka rol në pushtetin absolut të Ramës. Nëse në Kuvend kishte pjesmarrës në 11 dhjetor, dje në Pallatin e Kongreseve kishin marrë fëmijët, kamarierët, sanitaret. Më jep karrigen e Lulit një ditë, unë vendos kë të dua. Kishte shumë pak njerëz dje.

Pamë fëmijë që votonin dhe burrin e sanitares po ashtu. U vërtetua se në ato karrige, sasia njerëzore matet dhe me video e foto, nuk janë 5004 veta. Nuk është ky problem i të bërit një listë por cfarë ka brenda saj. Ligji nuk e zgjidh dot ketë gjë, por partia duhet të jetë në punë 24 orë në ditë. Nuk mund të humbasësh asnjë ,minutë kohë për të kryer procedura vulash, këtë gabim kanë bërë avokatët e Berishës”, tha Goxhaj.

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook