Lidhu me ne

Temporal

Boll me Shqipërinë sovjetike!

muzeu

Nga Artan Fuga

A do të ketë ndonjë ditë ndonjë strategji muzeale si duhet ky vend, apo do të rënkojë e vuajë paprerë nga një paraqitje muzeale sipas metodës zhdanoviste – sovjetike që e ka mbërthyer për fyti të gjithë të kaluarën tonë dhe nuk po na le as ta mësojmë, as ta thithim, as të ushqehemi prej saj ?

Shkon në muzera që pretendohet se do të të tregojnë botën, mentalitetin dhe artin ilir, dhe nuk gjen gjë tjetër veçse pothuajse enë, monedha, shtylla, gurë mermeri të kulturës helenike, shprehje e komuniteteve helenike e greke në ato vend-qendrime urbane të kohës. Shkon për ilirë e mëson helenët.

Shkon për të vizituar kisha e muze të vendeve të shenjta, dhe brenda të propozojnë artin e bërë atje, por jo besimin dhe kulturën shpirtrore. Në Korçe të shpjegojnë artin mesjetar, por jo trashëgiminë në besime. Shkon në Voskopojë, Kishat i kanë lënë të humbasin në ferra e akoma si kazerma. Në Berat, Kishat nuk janë veçse vende për të ekspozuar pikturat e Onufrit në planin estetik.

Nuk e di more ti se shqiptarët kanë pasur besime të cekta fetare??? Cfarë fyerjeje për kombin!!! Kanë ndryshuar fenë sipas pushtuesve që kalonin? Se feja nuk është autentike shqiptare por e ka sjellë okuptaori??? A thua se grekërve nuk ua solli okupatori, se gjermanëve, francezëve, rumunëve, dreqit e të birit nuk ua solli okupatori sepse feja monoteiste ka vatrat e saj të mëdha nga ku nuk shpërndahet me misionarë a me shpatë, a me të dyja bashkë!

Shkon në Muzeun e Gjergj Kastriotit në Krujë dhe brenda ndodhesh sikur je në pallatin e kongresve, Gjoja i rinovuar nën totalitarizëm pa i lënë gjurmë gjë pe gjeje kështjelles të këtij fisniku. Edhe atë si Hero e paraqesin si të vetmuar, Ai dhe populli, sipas skandaleve ideologjike të kohës moniste, si raport ekskluziv i udhëheqësit me masat, pa asnjë forcë a individë tjetër që kontribuon njësoj si ai.

Kështjellat që ishin pika rrezistence ndaj osmanit okupator, na i pajisin me pllaka si të themeluara nga osmani që i shkatërroi dhe i rindërtoi pjesërisht si garnizone por duke zhdukur autoktoninë kulturore vendase.

Kalatë pa treguesa e pa pllaka. Kalaja e Beratit pa një shtëpi muze beratase.

Muze për folklorin, për mitet dhe besimet, këngët e vallet popullore, as bëhet fjalë.

Edhe muzeu i fotos Marubi në Shkodër promovohet nëpër studio televizive si shërbim fonoteke për shqiptarët që duan të gjejnë gjyshen me gjyshin në resme, dhe jo si art i madh modern i kohës në risinë dhe prurjet e tija madhore në jetën e vendit.

Muze për genocidin kundër çamëve, kosovarëve, klerit, – as bëhet fjalë.

Muzeu historik i bunkerizuar pas mozaikut me atë femrën e frikshme që mban në duar flamujt, armë a sopata…

Muzeu bunker dhe bunkeri muze.

Pak më tej, bunkeri i vërtetë mbrojtur nga organet e rendit si muze.

Shtëpia me gjethe muze, muzeut të vërtetë i kanë rënë gjethet.

Ekspozimet si të shekullit të kaluar në kulturën muzeale.

Pallati mbretëror i pavizitueshëm.

Identitetin e shohin si largim nga Perandoria osmane, pra në referim me të, a thua se nuk kishte njê Mesjetë paraosmane shqiptare, a thua nuk kishte parardhës që prisnin këtej kryqtarë, që dëgjonin predikimet e shën Palit në Selanik, nuk kishte ilirë që deportoheshin si skllevër në Romë, etj.

Muze për kulturën e minoriteteve dhe gjuhëve etnike në trevat shqiptare, as bëhet fjalë, është herezi për burrërinë tonë centralizuese.

Minoritetet të rrinë mirë atje ku janë, pak klasa si shkolla aty këtu, pa teatro e kinemara, pa subvencionime për grupe muzikore, pa minutazh transmetimi në televizione. Nuk është totalitarizëm i djathtë e nacionalizëm kulturor ky, e ke gabim!

Madje edhe komuniteteve fetare, shteti duhet t’ua aprovojë krerët si në kohën e Naltmadhnisë, pa pranuar se kohët kanënë ndryshuar në këtë botë në demokratizim.

As bëhet fjalë të gjenden muzera lokale për fisnikët shqiptarë që ngritën krye në provinca kundër Perandorisë. Cfarë the? Për ata banditë që u bënë pashallarë duke vrarë e duke grabitur? A thua se fisnikët e vendeve të tjera ua dha pasuritë vetë Zoti!

Cfarë mazokistësh që jemi!

Muze për kanunet e Veriut e Jugut? Perlat tona juridike i paraqesin si alergji të shqiptarëve ndaj ligjit.

As mos të shkojë ndër mend të kërkosh mbetjet romake, latine, në arkeologji, sepse i kanë zhytr gjoja padashje nga urrejtja poshtë pallateve të shëmtuar, në bodrume via ignatia…

Edhe në gjuhë, se mos përmendni shprehjen se shqipja ka lidhje me gjuhët latine… Jo, jo është vetëm dhe eksluzivisht indoeuropiane, pellazge, etruske, ndonëse nuk ka mësues gjuhe ta dijë se çfarë do të thotë saktësisht kjo gjë, a thua se gjuhët latine nuk zbresin edhe ato përtej kohëve të errta pararomake…

Kulturën dhe shkencën mbi Shqipërinë e kemi sovjetike, politikën gjoja e duam europiane.

Koka andej trupi këtej.

Të grrinë Ali pasha të grrinë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix20 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix20 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix20 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix20 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix20 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar21 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport21 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix21 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix21 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook