Lidhu me ne

Aktualitet

Momenti kur Jani Alia qëllon për vdekje Elton Çiçën në lokal

Ky është momenti kur Jani Alia, tashmë person i shpallur në kërkim ka ekzekutuar me gjakftohtësi Elton Çiçen në prani të tre personave të tjerë në lokalin “De Niro” në kryeqytet.

elton cica

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë së lokalit pranë stadiumit “Selman Stermasi”, në Tiranë, ku ndodhi vrasja e Elton Çiçës të dielën e pare te majit, Policia ka mundur të zbardhë momentin e krimit. Nga regjistrimet shihet që ora ishte dikur rreth 22:15 minuta, para se vrasësi të futej në lokal.



Në atë moment, në bar “De Niro” fokusohen 5 persona nga kamerat. Një person që qëndron në këmbë pranë derës, te banaku dhe pak hapa më brendësi të lokalit, në një tavolinë janë të ulur 4 persona. Në pamje ballore shquhet viktima, Elton Çiça, që është me kokën ulur duke shkruar diçka në celular, ndërsa në krahun e tij të majtë ndodhet oficeri i Policisë së Tiranës.

Përballë tyre janë edhe dy persona të tjerë, një gazetar, që ndodhet në krahun e viktimës, me shpinë nga kamera dhe një stomatolog, që shquhet në profil, i cili ndodhet i ulur në karrigen pranë oficerit të Policisë.

Në atë kënd të lokalit nuk shquhet asnjë person tjetër, pasi tavolinat e tjera janë bosh. Ndërsa në aneksin e lokalit, që nuk është i fokusuar nga kamera, ndodhen klientë të tjerë. Aty futet një person i veshur sportiv (Jani Alia) dhe me një kapele të bardhë në kokë, që fillimisht duket si klient që ishte drejtuar për t’u ulur në ndonjë prej tavolinave.

Por në fakt, ai me hapa të shpejtuar drejtohet te tavolina ku ndodhej viktima. Sapo afrohet aty, duke qëndruar mes Çiçës dhe gazetarit, ai i drejtohet me emër viktimës dhe për më pak se 2 sekonda nxjerr pistoletën, e qëllon dy herë dhe largohet për të dalë nga lokali.

Në këtë moment të gjithë ngrihen nga tavolina, dikush nxiton drejt banakut, dikush del jashtë, ndërsa të tjerët shtangen në këmbë. Alia kthehet një fragment sekonde, shikon drejt tavolinës dhe më pas “zhduket”, nga dera e jashtme e lokalit./Panorama

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix18 minuta më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix20 minuta më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix21 minuta më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix23 minuta më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix25 minuta më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix27 minuta më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix31 minuta më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix33 minuta më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix34 minuta më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar44 minuta më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook