Lidhu me ne

Radar

Ylli Manjani: Basha kamikaz që kërkon të nxisë dhunë, epoka e tij ka përfunduar

Lulzim Basha nuk është më kryetar i Partisë Demokratike. Deputeti Basha synon ta bëjë bunker selinë e PD. Basha ka sjellje kamikaze, duke synuar të vrasë veten, por edhe Partinë Demokratike.

Manjani: Basha kamikaz që kërkon të nxisë dhunë, epoka

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një intervistë në Syri Tv, foli për situatën në Partinë Demokratike.

Manjani theksoi se Basha është kthyer në kamikaz, që kërkon të nxisë dhunë.

Ai shton se, Lulzim Basha nuk është më kryetar i PD-së dhe se epoka e tij në politikën shqiptare ka përfunduar.

“Lulzim Basha nuk është më kryetar i Partisë Demokratike. Deputeti Basha synon ta bëjë bunker selinë e PD. Basha ka sjellje kamikaze, duke synuar të vrasë veten, por edhe Partinë Demokratike. Basha kërkon të nxisë dhunë. Faktet që dalin në dritë nga dita në ditë, rezulton se Basha paska siguruar deri në tre breza me biznese, të lidhura me qeverinë. Vendit i duhet një opozitë e sigurisht që të gjithë i kanë sytë tek PD, për shkak edhe të traditës.

PD shiti opozitarizmin nën drejtimin e Bashës, sepse ai ka biznese në port, ka biznese gjithandej, kjo është fundi i gjëse e kjo është sfida. Shqipërisë i duhet një opozitë politike, që në të ardhmen të afërt të kemi qeverisje të mirë e mos kemi këtë qeveri moniste, në mes të pluralizmit. Kjo histori e një partie që qeveris akoma sikur jemi në monizëm nuk duhet të vazhdojë më.

Epoka e Bashës ka mbaruar. E di se ekzistojnë fjalë se çfarë do thotë ambasadorja amerikane, unë them që të thotë çfarë të dojë, sepse kjo nuk është punë e saj, por e demokratëve. Basha vazhdon të sillet si kamikaz e kamikazit duhet t’i jepet përgjigje. Rruga e Lulzim Bashës me PD është ndarë përgjithmonë, ai nuk ka të ardhme më në politikën shqiptare”, deklaroi Manjani.

MË TEPËR

Radar23 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore23 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook