Lidhu me ne

Aktualitet

“Grerëza” që po pickon bizneset

rama-dhe-brisida_2016_05_26_1212_1464259588

Polemikat që lindën pas konferencës me biznesin e huaj ku kryeministri dëgjoi ankesat e sipërmarrjes për vështirësitë dhe klimën e disfavorshme për të investuar çuan ujë në një nga institucionet që gjeneron pengesat më të mëdha në raportet e shtetit me sektorin privat dhe burimin e tensionit që ekziston mes dy palëve. Më shumë se kuadri fiskal apo problemet që lidhen me garancitë juridike dhe ato të pronësisë Shqipëria po vuan keqpërdorimin dhe arbitraritetin e administratës tatimore. Ka disa fakte të pakundërshtueshme për këtë. Rastet që kanë si objekt padie ankimimet ndaj vendimeve të administratës së tatimeve janë ato që kryesojnë proceset gjyqësore në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë. http://www.monitor.al/gjykata-administrative-lum-ankesash-nga-biznesi-per-tatimet/. Sjellja arbitrare e administratës tatimore është një nga shqetësimet kryesore  që ka shprehur përfaqësuesi i FMN për Shqipërinë Jens Reinke gjatë një interviste për News 24.  “Një nga ato fusha ku ka vend për përmirësime është pikërisht administrata tatimore. Nuk janë duke folur këtu për grumbullimin e të ardhurave, por për ndërveprime dhe bashkëpunimin me sektorin privat”-theksoi shefi i FMN-së. http://www.balkanweb.com/site/perfaqesuesi-i-fmn-cfare-kuptova-une-nga-takimi-i-rames-me-biznesin. Shembulli më tipik i korrupsionit ku është zhytur administratën tatimore rasti  i ish-drejtorit Rajonal i Tatimeve të Tiranës Androkli Kokthi. Ai u arrestua në fillim të vitit, pasi kishte shfuqizuar procesverbalin e konfiskimit të mallit, i cili rezultonte pa faturë tatimore, duke ia kthyer sërish subjektit, që zhvillonte aktivitetin tregtar në fushën e pjesëve të këmbimit për automjete. Nga hetimet rezultoi se në regjistrin e protokollit nuk u gjet numri i protokollit të shkresës së lëshuar nga Drejtori i Tatimeve për shfuqizimin e konfiskimit të mallit.http://www.shekulli.com.al/p.php?id=391633. Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve operon me një trup punonjësish të pakualifikuar, çka reflekton edhe dobësitë e vërejtura edhe nga misioni i FMN. KLSH ka raportuar se për periudhën e auditimit u konstatuan se janë punësuar 70 punonjës të rinj të cilët jo në të gjitha rastet plotësojnë kriteret për pozicionet në të cilat janë punësuar. “Janë konstatuar procedura fiktive konkurimi duke kompromentuar rezultatet fituese të këtyre pozicioneve”-thuhet në raportin e KLSH-së . http://www.monitor.al/klsh-tatimet-penguan-auditin-e-sistemit-te-vleresimit-te-riskut/. Po ashtu për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka akuza se operon me një standard të ndryshëm nga ai që parashikon ligji për aksesin në informacion. “Nuk ka ndodhur ndonjehere me pare qe nje institucion te injoroje kerkesa zyrtare per informacion te gazetareve. Administrata Tatimore e ben vazhdimisht pa patur frike nga ligji”-thekson në një koment të tij gazetari i Departamentit të Ekonomisë në Top Channel, Klodian Tomorri.  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është akuzuar zyrtarisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit se penguar auditimin e sistemit të vlerësimit të riskut dhe IT. Ka dy tre muaj qe Ministri Ahmetaj apo zv. ministrja Beqiraj (dje ne studion e Neës24 hera e fundit) lavderojne rolin e sistemit te riskut. Ne fakt, askush deri me sot nuk di se cfare realizon ky sistem risku. Perkundrazi ka dyshime se ky sistem i parealizuar por i reklamuar si pjese e sistemit e-tax, nuk realizon asgje por thjesht eshte nje menyre e re per te percaktuar bizneset per kontroll sipas deshires se drejtoreve tatimore. Ne momentin qe flasim DPT eshte ne hetim per sistemet IT nga ana e KLSH dhe ka te dhena qe sistemi i riskut eshte gjetur i parealizuar/Respublica

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook