Lidhu me ne

Radar

Qindra fëmijë janë të burgosur bashkë me nënat e tyre në Turqi.

Foshnjat prapa hekurave

Qindra fëmijë janë të burgosur bashkë me nënat e tyre në Turqi.

Autoritetet thonë se duan të krijojnë kushte brenda burgjeve që fëmijët të bëjnë jetë sa më normale (!) por aktivistët e të drejtave të njeriut dyshojnë se një gjë e tillë do të ndodhë.

Sot, të paktën 743 fëmijë nën moshën 6 vjeç, jetojnë prapa hekurave.

Rreth gjysma e tyre është nën 3 vjeç.

Kështu është shprehur Saban Yilmaz, kryetari i Komisionit Parlamentar per të Drejtat e Njeriut ne Turqi.

Sipas Kodit Penal të Turqisë, dënimi i nënave me fëmijë nën moshën 6 vjeç duhet shtyrë.

Por ky rregull nuk përfshin të dënuarit për lidhje me terrorizmin.

Ndërkohë, portali online Ahval raportoi se Minstria e Drejtësisë e Turqisë nuk pranon t’i përgjigjet pyetjes nëse ka të burgosura gra shatëzëna ose që kanë humbur fëmijën gjatë ose pas lindjes në burg me pretekstin që kjo çështje kërkon “hetim të posaçëm”.

Kushtet në të cilat jetojnë gratë me fëmijë në burgjet e Turqisë janë shumë të vështira. Shumë prej nënave hasin vëstirësi të sigurojnë gjërat më elementare. Në disa burgje qëndrojnë afro 20 persona në dhoma me 8 vende. Disa prej tyre flenë në dysheme mbi batanije ose dyshekë.

Nuk ofrohen ushqime të veçanta për fëmijët. Nuk ka ambjente të përshtatëshme ku ata mund të luajnë apo të kalojnë kohën. Edhe kur fëmijët sëmuren, vizita e tyre në spital mund të vonohet deri në një ditë.

Qytetarët Turq akuzohen dhe proçedohen rregullisht si pjesëtarë të ashtuquajturës organizatë FETO.

Në shumë raste akuzat rezultojnë të jenë të pabaza.

Pas grushtit të dështuar të 15 Korrikut 2016, më shumë se 17.000 gra dhe mbi 660 fëmijë u burgosën si të përfshira ose të lidhura me lëvizjen Gülen.

Gra të akuzuara për dhënie bursash për shkollim, organizim panairesh bamirësie, për hapje llogarie në bankën Bank Asya (asokohe e licensuar nga shteti), për abonim në gazetën Zaman apo Bugün, për përdorim në telefonin smart të aplikacionit ByLock etj.

Güleni, frymëzuesi i kësaj lëvizjeje, ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij në këtë grusht shteti dhe e ka dënuar ashpër atë. Por Presidenti Erdogan e quajti këtë tentativë për grusht shteti si “dhuratë nga Zoti” dhe ndërmori një fushatë spastrimi në institucionet shtetërore.

Kërkesa e Gülen për hetim ndërkombëtar të këtij grushti shteti ka rënë në vesh të shurdhër.

Mbas tentativës për grusht shteti, në Turqi u larguan nga detyra 150.000 gjyqtarë, mësues, policë dhe punonjës administrate.

Ministria e Punëve të Brendëshme Turke deklaroi më 13 Dhjetor 2017 se janë proçeduar 169.013 persona nga të cilët 55.665 janë arrestuar.

-Marrë nga Stockholm Center for Freedom (SCF)

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook