Lidhu me ne

Radar

“Neuralink është një katastrofë”

Musk hopes to implant Neuralink chips in human brain this year

Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, ngul këmbë që testet e para te njeriu të ndërlidhjes tru-kompjuter të bëhen brenda këtij viti. Por ekspertët janë skeptikë për projektin e tij Neuralink.

Disa ish-punonjës kanë folur për Fortune në lidhje me atë se sa jofunksionale është kjo ide në kompani – çka hedh edhe më shumë dyshime mbi qëllimet ambicioze të Musk këtë vit.

Projekti i Musk po përballet me largimin e disa prej punonjësve. Gjashtë të larguar nga Neuralink thonë se në kompani ka presion intensiv për të përmbushur qëllime tepër ambicioze, gjë që ka sjellë pakënaqësi me drejtuesit.

Kishte pakënaqësi nga lart-poshtë me ritmin e progresit edhe pse ne po ecnim përpara me shpejtësi të paprecedentë“, i tha revistës një ish-punonjës i Neuralink. “Megjithatë, Elon nuk ishte i kënaqur.

Punonjësit thanë se Musk në mënyrë specifike ka nxitur një kulturë pune toksike dhe intensive, pasi këmbëngul në afate kohore joreale për qëllime tepër ambicioze. Ata thonë se shpesh shqetësoheshin për zemërimin e Musk nëse pritshmëritë e tij nuk përmbusheshin.

Të gjithë në gjithë atë perandori drejtohen vetëm nga frika”, i përshkruan një punonjës kompanitë e Musk. Si i tillë, Neuralink deri tani është përballur me largimin e pjesës më të madhe të ekipit drejtues themelues.

Në maj 2021, bashkëthemeluesi i kompanisë Max Hodak njoftoi befas se ai ishte larguar nga kompania – por nuk dha një përgjigje të prerë pse. Megjithatë, kishte disa indikacione se ai dhe Musk mund të mos kishin shkuar mirë dhe se Hodak, në fakt, ishte hequr nga puna.

Në këtë pikë, rrëfimet për një kulturë të tmerrshme pune në sipërmarrjet e Musk si SpaceX dhe Tesla janë fatkeqësisht të zakonshme. Ndërsa këto kompani janë pa dyshim në ballë të teknologjisë emocionuese dhe inovative, kjo padyshim nuk mund të bëhet në kurriz të shëndetit mendor dhe mirëqenies fizike të punonjësve të saj./ Respublica.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook