Lidhu me ne

Sport

Sa kushtojnë 23 kuqezinjtë që shkojnë në Francë

Gjermania është kombëtarja që vlen më shumë në Kampionatin Europian, ndërsa kuqezinjtë e Xhani De Biazit renditen të tretët nga fundi (vendi i 22-të). Mediat e huaja kanë bërë një renditje në të cilat paraqesin vlerën në total të përbërë nga shumat e kartonëve të 23 futbollistëve për çdo kombëtare. Kampionët e botës udhëheqin këtë listë, ndërsa lojtari me vlerën më të lartë është Kristiano Ronaldo.

Shqiperi Katar

Shqipëria

Kombëtarja shqiptare duhet të ngushëllohet me faktin që nuk është e fundit në këtë renditje. Kuqezinjtë arritën për herë të parë një kualifikim të tillë dhe nga e gjithë Europa u konsiderua si një nga ngjarjet më të bukura të kualifikueseve të Europianit. Vlera në total e Shqipërisë është afro 41 milionë euro dhe futbollisti më i shtrenjtë në radhët e kuqezinjve është Elseid Hysaj. Ky i fundit ka bërë një sezon të shkëlqyer me Napolin dhe ka tërhequr vëmendjen e skuadrave shumë të mëdha në Europë.

Nëse Europiani do të zhvillohej në bazë të të dhënave për vlerën e skuadrave, atëherë Shqipëria nuk ka shanse për t’u kualifikuar, por historia tregoi se edhe ekipe që vlejnë më pak se të tjerat mund të bëjnë arritje të mëdha dhe të lënë pas kombëtare të shtrenjta dhe të mbushura me yje. Kuqezinjtë siguruan kualifikimin për në Francë duke lënë jashtë Serbinë, Danimarkën, por edhe Armeninë që ka një nga lojtarët më të kërkuar të momentit, Mikhitarian.

Lista e kombetareve

Të tjerat

Nuk do të kishte aspak garë në Europian në rast se renditja do të bëhej në bazë të vlerës së skuadrave, pasi finalja do të ishte mes Gjermanisë dhe Spanjës. Kampionët e botës udhëheqin listën dhe vlera e tyre në total shkon 562 milionë euro, ndërsa kampionët në fuqi të Europës janë të dytët me 5 milionë euro më pak. Surpriza është Belgjika, e cila është e treta në listë duke lënë pas Francën, Anglinë dhe Portugalinë. Këta të fundit, pavarësisht se kanë në gjirin e tyre lojtarin më të shtrenjtë të Europianit, nuk kualifikohen për në pesëshe. Italia e Antonio Kontes renditet në vendin e tetë.

 

Elseid Hysaj

Shqiptari më i shtrenjtë vlen sa 22% e ekipit

Futbollisti me vlerën më të lartë të kartonit në radhët e Shqipërisë është mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj. Kartoni i futbollistit të Napolit vlerësohet 9 milionë euro, edhe pse këta të fundit kanë refuzuar 18 milionë nga skuadra e Bajernit. Hysaj e shton ndjeshëm vlerën e Kombëtares shqiptare. Ai vlen sa 22% e të gjithë skuadrës së drejtuar nga Xhani De Biazi. Mbrojtësi i kuqezinjve u transferua gjatë këtij sezoni nga Empoli te Napoli dhe u shndërrua në një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Mauricio Sarrit. Ai u ble 5 milionë euro nga Aurelio De Laurentis, por ky i fundit kërkon të paktën 20 milionë për ta lënë të largohet./Panoramasport

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix6 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix6 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix6 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix6 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix6 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix6 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix6 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix6 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar6 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook