Lidhu me ne

Radar

Basha shpërblen të vetët: dërgon në AMA këshilltaren, gazetarin e Hysenbelliut dhe të birin e mbështetësit mediatik

Basha shpërblen të vetët: dërgon në AMA

Politiko.al

Partia Demokratike i ka paraqitur Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik tri kandidatura-qoka për të plotësuar vendet bosh në Autoritetin e Medias Audiovizive. Nga një listë e gjatë kandidatësh për votim në seancë plenare Komisioni ka kaluar Aurela Bicjan, Besjan Zogajn, Desada Metajn, Gjergj Hamitin, Jetmir Halilajn dhe Joana Allushin.

Tri prej këtyre kandidaturave janë të Partisë Demokratike, përkatësisht Desada Metaj, Besjan Zogaj dhe Jetmir Halilaj. E para është ish-gazetare, që prej dy vitesh punon si këshilltare për median dhe komunikimin pranë kryetarit Basha. Ajo vjen nga një karrierë në gazetari, kryesisht në role të prapaskenës, duke alternuar gazetaren e terrenit në Shijak TV, folëse lajmesh në TV Klan dhe në fund kryeredaktore e Fevziut në Opinion. E afërt me gruan e kryetarit të PD, Metaj është ofruar në partinë opozitare duke marrë përsipër rolin e shefes së zyrës së komunikimit të Bashës.

Besjan Zogaj është i biri i shkrimtarit dhe politikanit Pre Zogaj, i cili pas një ftohjeje me Bashën, që pas Çadrës dhe djegies së mandateve, është rikthyer duke u bërë një nga njerëzit e vijës së parë pro tij dhe kundër Foltores dhe ish-kryetarit Berisha.

Jetmir Halilaj është kryeredaktor i gazetës Panorama Sport në pronësi të Irfan Hysenbelliut. Mediat e Hysenbelliut kanë qenë mbështetëse të zjarrta të Lulzim Bashës pas vendimit të tij për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD ish-kryeministrin Berisha.

Besion Ajazi, deputet i Partisë Socialiste dhe anëtarë i komisionit, i tha BIRN se për 6 kandidatët pati dakordësi mes palëve. Ajazi tha se procedura e ndjekur ishte ajo e eliminimit, kur opozita dhe socialistët patën të drejtë të eliminonin kandidatë, deri sa u mbërrit në listën me 6 veta që do i kalojnë kuvendit për votim.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa. “Vijuam sipas procedurave ligjore duke eliminuar një herë ata një, një herë ne një, derisa ngelen 6 kandidaturat që do i kalojmë në seancë”, tha Zhupa.

Ajazi tha se kandidaturat e kaluara për votim kishin mbështetjen politike të palëve. “Patjetër duhet një mbështetje politike”, tha Ajazi në një bisedë telefonike.  

Qartësisht, më shumë se kriteret profesionale Partia demokratike ka vednsour të dërgojë në Autoritetin mbikqyrës të medias ‘besnikë’ të Bashës. Kryefjala e fjalimeve të fudnit të Lulzim bashës ka qenë si është PD sot do të jetë shqiëpria nesër. Kështu duket.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook