Lidhu me ne

Temporal

Fjala e fundit e Prek Calit: Ma bani hallall o burra! Mirupafshim n’at dynja

Ditët e fundit në burg dhe biseda me Valentin Pervizin  pak çaste para pushkatimit….. Në korridorin e burgut ishin edhe 9 të burgosur të tjerë të prangosur, me to dhe Dom Ndre Zadeja. I pushkatuan të gjithë te zalli i Kirit, që u bë tmerri i Shkodrës. Ishte 25 marsi, java e shenjtё e Pashkёve

Rrëfimet e Valentin Pervizit, sjellin dëshmi të rëndësishme të çasteve të fundit para pushkatimit, të malësorit të famshëm antikomunist, Prekë Cali. Ishte marsi i vitit 1945 kur komunistët e etur për gjak shqiptari, e vranë Prek Calin dhe 9 burra të tjerë në një zonë në periferi të Shkodrës, në Zallin e Kirit. Dëshmia vjen e shkruar nga Lekë Pervizi, i vëllai i Valentin Pervizit, i cili ka shkruar ditarin e jetës së tij në burgjet e internimet e diktaturës. Rrëfimet e Valentin Pervizit, janë mbledhur dhe botuar nga i vëllai, Lekë Pervizi, në librin “Oidesea e pafajësisë”.

Një ditë prej ditës tё fillimit tё marsit i 1945 në qelinë e Valentinit sollën një burrë malësor shtatnaltë, dy metra e ma, i pashëm, me trajta të bukura të fytyrës e me një palë musteqe të thijme që i kishin hije. Ishte i famshmi Prek Cali, krenaria e Malësisë dhe që mbahej si prototipi i racës iliroshqiptare. Patriot e luftëtar trim e burrë mentar. Valentini kishte dëgjue për atë qyshkurë, dhe ma tepër kur kishte qëndrue disa muej në Dukagjin te shoku i tij i ngushte Lek  Vojvoda ose Vuksani. Prek Calit i takoi me zanë vend përbri Valentinit. U miqësuen shpejt sepse Preka e kishte njohë t’atin dhe kishte pasë punë me të. Ai kishte një përshtypje të mirë për të dhe e admironte për aftësitë ushtarake dhe përgatitjen e naltë që kishte. Pavarësisht nga gjendja e mjerueshme ku ishin, Valentini dhe të burgosunint kishin rastin të merrnin vesh se si ndodhi që u dorëzue, e kush, Prek Cali, ai burrë tashma legjendë e Malësisë. Megjithëse komunistët kishin marrë pushtetin dhe gjermanët e kishin braktisë Shqipninë, në Kelmend, kalaja e fundit kundër bolshevizmit, kishte vazhdue qëndresa nën udhëheqjen e Prek Calit.

Valentini nji ditë e pyeti atë malësor krenar me të cilin rrinte ngjitun:  -“Po si u dorëzove? A nuk e dijshe se një njeri i randësishëm si ti, do ta kishte shumë të vështirë ose të pamundshme që të ia dilte me komunistët?” .

– Po, ke të drejtë, ishte pergjigjë Preka, por janë disa rrethana që më sollën deri këtu. Dhe ai kishte tregue çfar’ i kishte ndodhë. Aty ishin afrue dhe tё burgosun tё tjerё pёr me dёgjue rrёfimin e kёtij malёsori tё famshёm.  Pasi kishin marrë fund luftimet kundër forcave shumë ma të mëdha komuniste në njerëz dhe armatime, shumë prej trimave kishin qendrue në mal, për mos me u dorëzue. I përmendi ato dy malësorët, Gjekën e Gjergjin që u pushkatuen në Koplik. Ai vetë me nja dhjetë te rij trima kishin arritë të strehohëshin në nji shpellë të sigurtë në maje të një mali, duke jetue si harushat. Herë-pas-here njeni prej tyne shkonte me u furnizue me ushqime. Kështu kaluen disa muej.

– Duke hedhë vështrimin mbi ato djem të rij, më ngushtohej zemra nga dhimbja që ndjeja për ta, që kishin pranue me me shoqnue dhe bilës edhe me dhanë jetën për mue.-

-Një mëngjes tё mesit tё kallnorit ata e kuptuen se ishim rrethue. Si e kishin marrë vesh partizanët? Sigurish i kishte sjellë dikush vendas që e njihte mirë zonën dhe se ku gjendej ajo shpellë. Komandanti i atij reparti special u kishte kërkue te dorëzoheshin. Po ata ishin përgjigjë me pushkë dhe luftimi kishte vazhdue disa ditë.

Ndërkohë, komandanti u kishte folë nga larg me za të naltë: -Ta merrni vesh se ju nuk keni asnjë mundësi shpëtimi. Ku e kur mund të gjeni ushqime, ujë e municione? Prandaj qëndresa juej asht krejt e kotë. Ju baj të ditun se në qoftë se nuk dorëzoheni, autoritetet e krahinës kanë marrë urdhën për internimin e familjeve dhe djegien e shtëpive të jueja.

Prek Cali kishte ndërhy me ia mbushë mendjen komandantit për të gjetë një zgjidhje, në mënyrë që t’u falej jeta atyne të rijve që rrinin me të. I lutej komandantit që të fliste me Mehmet Shehun se ata kishin vendosë me u dorëzue vetëm në dorë të Mehmet Shehut. Dhe Mehmeti erdhi vetë deri aty.

– Po t’ishte për mue, thoshte Prek Cali, aty ne atë qeli, -nuk do t’isha dorëzue deri në fishekun e fundit, por në atë shpellë mendova për jetën e atyne të rijve dhe për familjet tona. Kur erdh Mehmet Shehu, fola me të nga larg, duke i thanë se do të dorëzoheshim po të na kishte dhanë besën se do të na kursente jetën.

– Ai ishte përgjigjë duke na sigurie se do të na falte jetën, edhe t’imen, mandej m’u drejtue:

– Po pse nuk u bane me ne or Prek Cali, dhe tashti do t’ishe një burrë i nderuem e hero i lavdishëm me dekorata te larta.

– Nuk kisha si me u ba me ju, që ishi lidh mish e thue me shkjetë e Serbisë, kundra të cilëve kemi shekuj që luftojmë.  Për fjalën e fundit, me ma fal jetën, mbeta i çuditun dhe nuk po i besoja veshëve, prandaj i thashë që ta përsëriste edhe një herë. Ai e kishte përsëritë. Pastaj i kërkova që të mos na prekte kush me dorë, qoftë gjatë rrugës deri në Shkodër ose në qelitë e Sigurimit. Edhe për këtë ai na siguroi. Kështu u dorëzuem. Na pyetën një nga një pa na prekun, dhe djemtë i çuen në burgun e vjetër kurse mue këtu me ju. –

– Të përgëzojmë që ta paskan falun jetën, i tha Valentini dhe pas tij të burgosunit e tjerë.  – Sigurisht, Mehmet Shehu më ka dhan fjalën e nderit dhe nuk besoj se do ta haje.

Dorёzimi i Prek Calit kishte ndodhё me 15 janar. Aty në burg Prekёn e sollёn javёn e parё tё marsit. Si kaluen dy javё, nё njё mëngjes herёt pa zbardh dita, u dëgjuen zhurma e britma në korridor. Rojet duke hy në qeli të ndryshme lexonin disa emna. Të burgosunit ishin mbledhë e mbulue në shtresat e tyne prej frike, ndërsa zemrat u rrihnin fort. Kush e kishte radhën vallё? U dëgjuen hapa të shpejta dhe pas pak dera e qelisë u hap me zhurmë të madhe. U duk aty një hije e zezë polici, që me një kandil vojguri ndriçonte një copëz letër që mbante në dorë. Cilët emna do të ishin shkrue në atë letër të zhubravitun ? Kur ja, polici pasi e afroi letrën nga sytë, ngriti kokën e thirri me za të naltë, Prek Cali ! Ne qelinë e tyne kumboi vetëm emni i tij. Të gjithë mbetën të tronditun. Por për Prekën vetë ishte ma e tmerrshme. Ai nuk e priste kurrë, se Mehmet Shehu do ta hante fjalën e dhanë. Si malësor nuk mund ta konceptonte nji gja të tillë. Por ai harronte se Mehmeti nuk ishte si burrat e malësisë që kur jepnin fjalën e mbanin edhe me çmimin e jetës. Ai nuk ishte tjetër veçse një komunist gjaksor, i etun për pushtet, që nuk e kishte për asgja me thye besën e mos me mbajtë fjalën. Ndërsa po përfalëshin për të fundit herë, i tha Valentinit në vesh: – Po djemtë ?

– Jo, jo, nuk i gjen gja, ishte përgjigj Valentini me i dhanë kurajo.

Sepse Preka mbante shumë merzi mos i pushkatonin dhe ato të rijtë. Duke dalë thirri:  -Ma bani hallall o burra ! Mirë u pafshim n’atë dynja. Në korridor ishin edhe nandë të burgosun të tjerë të prangosun, me to dhe Dom Ndre Zadeja. I pushkatuen të gjithë te zalli i Kirit, që u ba tmerri i Shkodrës. Ishte 25 marsi, java e shejtё e Pashkёve. Si asht e mundun, thoshte Valentini, që zgjedhin gjithmonë ma të mirët? Po, deri në ato çaste kishin zgjedhë veç ma të mirët. Nuk mund gjendeshin fjalët pë të përshkrue gjithë këto krime. U muer vesh ma vonë, se Prek Cali, dy vllaznit Beltoja, Dom Ndre Zadeja e një prift nga burgu i vjetër, ishin mundue me u dhanë kurajo shokëve të tyne deri në çastin e fundit të pushkatimit. Deri kur do të vazhdonte ky genocid i trashëguem dhe i urdhnuem nga mësuesi e krimineli gjakatar i Kremlinit, Josif Visarionoviç Stalini?

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook