Lidhu me ne

Kryesore

Çfarë dimë për skandalin e përgjimeve?

  • Më 11 maj 2016, e përditshmja MAPO botoi një informacion se Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) kishte informuar Prokurorin e Përgjithshëm Llalla dhe Presidentin Nishani se Policia e Shtetit po përdorte një pajisje të paregjistruar për përgjimin e telefonëve celularë.
  • Nisur nga ky informacion, Prokurori i Përgjithshëm i kërkoi informacion policisë në lidhje me pajisjen, që më vonë u bë e ditur se është e tipit IMCI-Catcher, e aftë të gjurmojë dhe përgjojë telefonat celularë, në mënyrë të pavarur nga kompanitë celulare.
  • Policia pranoi se ka patur, për një farë kohe, një pajisje të tillë përgjuese, e cila ishte përdorur për trajnimin e punonjësve të policisë. Policia pohoi se pajisja ishte dhënë nga Misioni i Forcave të Policisë Italiane në Shqipëri (Interforze), të cilit i ishte kthyer pas përfundimit të trajnimit. Policia nuk bëri të ditur të dhëna mbi datën e hyrjes dhe përdorimit të saj.
  • Mediat italiane deklaruan se pajisja e përgjimit kishte hyrë në Shqipëri më 11 mars 2016, nga Porti i Durrësit, me një makine me targa diplomatike italiane.
  • Më 14 maj, Ministri i Drejtësisë Manjani deklaroi se Prokuroria kishte nisur një hetim për këtë çështje.
  • Më 15 maj, ish-kryeministri Berisha publikoi një listë me 375 emra që ai pretendon se ishin përgjuar—në listë përfshiheshin Presidenti Nishani, Kryetari i Opozitës Basha, ministra, deputetë, gjykatës, prokurorë, ambasadorë të huaj dhe gazetarë.
  • Më 16 maj, Ministri Tahiri deklaroi se policia ka pasur një pajisje që ndërhyn në rrjetin e telefonisë celulare dhe identifikon numrat në një zonë të caktuar. Ai mohoi se pajisja ishte përdorur për përgjime nga policia.
  • Më 18 maj, Komisioni i Sigurisë i Kuvendit mori në pyetje Kryetarin e SHISH Visho Ajazi, Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako, Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.
  • Kreu i SHISH Ajazi deklaroi se pajisja nuk ishte deklaruar kur kishte hyrë në kufirin shqiptar.
  • Drejtori i Policisë Çako mohoi praninë e një pajisje përgjimi në polici dhe përdorimin e saj për përgjime.
  • Ministri Tahiri mohoi përdorimin e një pajisjeje për përgjime, duke u shprehur se pajisja e dyshuar nga prokuroria është në pronësi të policisë italiane dhe se policia shqiptare ka përdorur për trajn vetëm pajisje të ligjshme.
  • Kryeprokurori Llalla deklaroi se hetimi do të zbardhë të gjitha detajet për këtë pajisje: nëse është futur në rrugë ligjore dhe nëse është përdorur në rrugë ligjore.
  • Rreth datës 20 maj, Prokuroria i kërkoi informacion të mëtejshme policisë dhe Misionit Interforza për procedurat e ofrimit dhe marrjes së pajisjes përgjuese, si dhe sekuestrimin e pajisjes për të bërë ekspertimet e nevojshme.
  • Ambasada italiane i dërgoi një letër Prokurorit të Përgjthshëm ku i komunikon në mënyrë jo informale se ish-drejtori i policisë italiane Alesandro Panza ishte shprehur se pajisja nuk ishte përdorur për përgjim nga policia shqiptare. Prokuroria u shpreh se komunikimi informal i zotit Panza nuk mund të konsiderohet si provë hetimore pasi deklarata e tij nuk është firmosur dhe vulosur dhe nuk është bërë para asnjë autoriteti të prokurorisë.
  • Në fillim të qershorit, televizioni ABC News raportoi se Drejtori i Policisë Çako kishte pranaur më datën 17 maj përpara prokurores Anisa Qilimi se policia e kishte përdorur pajisjen përgjurmim dhe identifikim të numrave të telefonit të personave të dyshuar për krime. Sipas ABC News, ai kishte përmendur emrin e Vladimir Gjutës, si një nga personat e gjurmuar me anë të pajisjes.
  • Më 7 qershor, Gjykata e Tiranës pezulloi nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, i cili po hetohet nga prokuroria nën akuzën se në bashkëpunim me të tjerë ka lejuar futjen në vend dhe përdorimin e një pajisje përgjimi të telefonave celularë, në shkelje të ligjit dhe rregullave administrative, përfshi mungesën e autorizimit nga Prokurori i Përgjithshëm.
  • Më 7 qershor, Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë “arrest shtëpi” për Artion Dukën dhe Entjon Xhelilin, dy inspektorë operacionalë që akuzohen për shpërdorim detyre dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
  • Në vendimin e gjykatës pohohet se Zoti Çako kishte pranuar se pajisja identifikon numrat IMEI të aparatëve celularë, veprim i cili, sipas gjykatës konsiderohet element përgjimi. Por Zoti Çako ka deklaruar gjithashtu se pajisja nuk është përdorur asnjëherë nga një shtetas shqiptar (duke lënë të nënkuptohet që është përdorur nga policë italianë).
  • Më 8 qershor, Ministri Tahiri sulmoi publikisht gjykatësin Arjan Aliaj, i cili mori vendimin për pezullimin e Haki Çakos nga detyra, duke e quajtur “shërbëtor politik dhe përfaqësues të frontit të së keqes që mbrohet nga SHQUP-i.” Zoti Tahiri e akuzoi, gjithashtu, gjykatësin për lirim kriminelësh nga burgu.
  • Akuzat e tij u pasuan nga akuza më të ashpra të Kryeministrit Rama, i cili e akuzoi gjykatësin Aliaj si një “killer me pagesë i drejtësisë”, “derdimen, pa din e pa iman” i cili ka “shtypur drejtësinë për hesap të interesave të atyre që nuk e duan reformën në drejtësi.”
  • Më 11 qershor, prokuroria bëri të ditur se ka fakte që vërtetojnë se pajisja e përgjimit ka qenë, në të paktën dy raste, nën kujdesin e punonjësit të policisë Entiol Xhelilaj, ç’ka hedh poshtë deklaratën e Drejtorit Çako se pajisja nuk është mbajtur nga shtetas shqiptar.
  • Prokuroria deklaroi se personat që përdorin apo kujdesen për një pajisje përgjimit duhet të jenë të pajisur me certifikatë sigurie nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar në Kryeministri. Entjon Xhelilaj nuk ka certifikatë sigurie.
  • Më 16 qershor, Gjykata e Apelit do të marrë në shqyrtim kërkesën e ish-drejtorit Haki Çako për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për pezullim nga detyra.
 tahiricako1-701x394
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook