Lidhu me ne

Kryesore

80 mijë dollarë për një foto

Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve (DoJ) ka njoftuar, dje, se qytetari amerikan, me origjinë shqiptare, Bilal Shehu ka pranuar akuzat e prokurorisë së Nju Xhersit se ka ndihmuar në mënyrë të qëllimshme dhe të vetëdijshme për futjen e 80 mijë dollarëve nga burime të huaja si kontribut për fushatën elektorale presidenciale amerikane. Ligji elektorali i SHBA-ve i ndalon nënshtetasit e huaj të kontribojnë direkt apo indirekt në zgjedhjet amerikane të të gjitha niveleve.

Paratë me burim të huaj u dhuruan nga Zoti Shehu për fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Obama. Edhe pse në deklaratën e Departamentit amerikan të Drejtësisë nuk përmendet emri i Kryeminsitrit Rama tashmë ështeë konfirmuar se qëllimi i dhurimit ishte mundësimi i pjesëmarrjes të Zotit Edi Rama, atëherë ish-kryetar i opozitës, në një darkë për ngritje fondesh të organizuar nga Presidenti Obama.

Në fakt Zotit Rama iu ndalua pjesëmarrja në darkë, por ai arriti të bënte një foto me Presidentin Obama në këmbë, ndërsa Presidenti po hynte në sallën e darkës. Kjo foto u hodh në publik nga Zoti Rama në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013 me qëllim ndikimin e votuesve duke krijuar idenë  se ai kishte mbështetje e Zotit Obama—pretendim që u shtjellua nga mediat e afërta me Zotin Rama.

Deklarata e DoJ amerikane pohon se Zoti Shehu ka pranuar se, në shtator 2012, ai mori në llogarinë e tij bankare shumën prej 80 mijë dollarësh nga një burim i huaj dhe ja dhuroi atë fushatës së Presidentit Obama, me qëllim që një qytetar i huaj të merrte pjesë në një aktivitet të fushatës presidenciale më 8 tetor 2012 në San Françisko, duke fshehur, kështu origjinën e vërtetë të parave.

Zoti Shehu ka pranuar, gjithashtu, para prokurorit të Nju Xhersit se, në fillim të tetorit 2012, ai udhëtoi për në San Françisko me qëllim që të merrte pjesë në aktivitetin e fushatës së bashku me nënshtetasin e huaj, të cilit ju mohua hyrja në aktivitet, por i cili u lejua, sidoqoftë, të bënte një fotografi me Presidentin Obama ndërsa ky i fundit po hynte në sallë.

Hetimi i prokurorisë amerikane dëshmon se përmes mikut të tij Bilal Shehu, Zoti Rama është përfshirë në një veprim të qëllimshëm dhe të vetëdijshëm për të shkelur ligjet amerikane. Edhe pse nuk ka qenë pjesë e hetimit amerikan, është me interes të hetohet origjina e këtyre parave të paguara nga Zoti Rama.

Veprimi i Zotit Rama do të përbënte një skandal të vërtetë politik në çdo vend të botës. Pa asnjë dyshim informacioni i ardhur nga prokuroria amerikane do të çonte në hapjen e hetimeve vendase për origjinën e parave të dhuruara, gjë që nuk ka qenë objekt i hetimit amerikan. Me shumë gjasa, paratë kanë ardhur nga burime joformale dhe trasnferta e tyre ka shkelur ligje të tjera veç atyre amerikane.

Rama Bilal Shehu colage
Kryeminsitri Rama dhe miku i tij Bilal Shehu, të cilët shkelën ligjet amerikane për një foto me Presidentin Obama

Në një tjetër këndvështrim, kjo histori e Zotit Rama tregon sa e rëndësishme është për politikanët shqiptarë të dëshmojnë se ata pëlqehen apo mbështeten nga udhëheqësit amerikanë— Zoti Rama pagoi 80 mijë dollarë vetëm për një fotografi.

E vërteta është se politika shqiptare shpenzon qindra mijëra dhe ndoshta miliona dollarë, çdo vit, për lobime dhe ndikime me qëllim pritjen, fotografimin apo deklarata pro tyre nga politikanë të huaj, veçanërisht ata amerikanë, apo thjesht zbutjen e kritikave ndaj tyre.

Zoti Rama është një ndër politikanët më të suksesshëm në këtë drejtim dhe ka arritur të krijojë një rrjet të jashtëzakonshëm lobimi, lidhjesh e favoresh për të siguruar “mbështetje” në dukje ndaj tij.

Mbas zgjedhjes si Kryeministër ai ka vënë në shërbim të këtij qëllimi të gjitha burimet publike duke ofruar madje edhe kontrata dhe projekte konsulence për rrethin e klientëve të tij ndërkombëtarë, që nga kontrata që mbahet e fshehur me Universitetin e Harvardit deri tek kontratat në fushën e urbanizmit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix8 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix8 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix8 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix8 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix8 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix8 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix8 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix8 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar8 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook