Lidhu me ne

Kritike

Nuk jemi më në nje regjim demokratik.

Arjan-Cani-300x200

Nga Arjan Çani

Po vazhdoj të ndjek me shumë interes gjithë reagimin e opozitës dhe portaleve plus rrjete sociale dhe shoh se ka një keqkuptim të madh. Për nga forma dhe mënyra se si po reagojnë kundërshtarët e qeverisë aktuale, të krijohet ideja se jemi në një regjim demokratik ku mjaftojnë denoncimet sistematike të aferave të regjimit dhe gjërat do të mund të ndryshojnë.

Në një vend tjetër me demokraci të shprehur qartë, aferat dhe skandalet e njëpasnjeshme që po plasin prej muajsh, ku tre më të fundit (fotoja 80 mijë euro me Obamen qe implikon Edi Ramen, grabitja spektakolare dhe pa zhurmë e miliona eurove në mes të ditës m’u në mes të Rinasit dhe përgjimet e paligjshme me Imsi Catcher) do të mjaftonin që vetë Rama dhe ministrat e tij të binin njëri pas tjetrit.

Në Shqipëri nuk ndodh kjo gjë. Dhe arsyeja është e thjeshtë, por shumë pak e artikuluar: Shqipëria ka disa kohë që nuk është më një regjim demokatik. Duket si frazë banale dhe naive, por është shumë e rëndësishme të përsëritet sa më shumë nga analistë dhe njerëz të lirë ende të pakapur totalisht nga klika… Nuk jemi më në nje regjim demokratik.

Jemi në një regjim autoritar dhe policor. Ndaj mjetet demokratike që po përdor opozita dhe disa të tjerë që kërkojnë rrëzimin e kësaj klike, tingëllojnë gjithnjë e më shumë të pakuptimta dhe të pamjaftueshme për të ndalur abuzimin me pushtetin në këtë vend. Nuk jemi më në demokraci. Jemi në një regjim krejt tjetër që kërkon reagime krejt të tjera… Nuk ju vjen për të vjellë nga qarjet dhe ankesat e pafundme në Facebook? Akoma nuk e kuptuat që Ed Rama nuk pjerdh më për Facebook dhe të qarat tuaja aty? Eshtë koha për strategji të reja reagimi. Të pa provuara deri më sot. Cdo ditë që kalon, vetëm e forcon pushtetin e të gjatit…

Mos harroni! Ai erdhi në pushtet, përveç votave të Ilir Metës, sepse ishte dhe është shumë i gjatë. Jo vetëm Facebook nuk ia pret dot duart dhe këmbët, por as FBI po të doni. Madje administratat amerikane i respektojnë më shumë udhëhësit e këtyre palo vendeve pikërisht për faktin që këta janë kaq të fuqishëm dhe shkelin me këmbë gjithçka ju del perpara.

Ndaj po ta kujtoj dhe njëherë që nuk jemi prej kohësh në demokraci. Se jo për ndonjë gjë, por kur shof reagimet shumë demokratike të kundërshtarëve të kësaj qeverie, me vjen për të qeshur dhe nuk e di pse me del anglisht ‘what the fuck!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook