Lidhu me ne

Radar

Zgjedhjet për krerët e degëve, Këlliçi: Nuk është përjashtuar askush, ka pasur rekord votuesish

Zgjedhjet për krerët e degëve, Këlliçi: Nuk

Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, ndodhet në Berat duke ndjekur nga afër procesin e votimit për kreun e degës së PD.

Në një prononcim për mediet, Këlliçi u shpreh se ka pasur një interes të shtuar të qytetarëve për të marrë pjesë në votim duke theksuar se nuk është përjashtuar askush nga e drejta për të hedhur votën.

Këlliçi shtoi se të gjithë demokratët që kanë një teser partie mund t’iu drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur kandidatin e tyre që duan të jetë kreu i ri i PD-së në Berat apo edhe në degët e tjera në rrethe.

“Me vullnetin e 4 kandidatëve, por edhe me udhëzimin që ka ardhur nga Komisioni i Rithemelimit për këtë proces çdo gjë është e qartë. Çdo demokrat duhet të votojë, kushdo që ka një teser nga viti ’91 e deri më sot padiskutim që ka të drejtën e votës. Dhe të gjithë ata persona që janë në listë janë demokratë me te drejtë vote. Ky proces nuk ka përjashtuar askënd nga votimi dhe sigurisht janë të ftuar të gjithë demokratët për tu bërë pjesë e këtij procesi. Ka një interes të shtuar.

Të katërt kandidatët mishërojnë vlerat më të mira të Beratit. Kemi pasur një numër rekord të demokratëve që kanë dalë dhe kanë marrë pjesë në votime. Qëllimi i vetëm i këtij procesi është rivitalizimi i strukturave dhe bashkimi i demokratëve dhe jam i bindur që në fund të këtij procesi do kemi një rezultat të pranuar nga të katërt kandidatët dhe një rezultat që do rrisë performancën e PD në Berat. Asnjë demokrat nuk do ngelet sot pa votuar”, tha Këlliçi.

MË TEPËR

Temporal3 minuta më herët

Dy llojet e liderit, sipas Henry Kissinger

Në librin e tij “Lidershipi”, diplomati i famshëm amerikan, një prej figurave më me peshë të diplomacisë amerikane dhe botërore...

Mix11 minuta më herët

Shtëpia e Anne Hathaway në “The idea of ​​you” është tashmë në Airbnb (Mund të kaloni një fundjavë si në film)!

Shtëpia e Anne Hathaway (ose Solène) në “The Idea of ​​You” është në Airbnb dhe të gjithë mund ta marrin...

Mix12 minuta më herët

Ky lëng frutash është sekreti i një mëngjesi plot energji!

Kemi folur disa herë për kafen, të mirat që sjell për organizmin dhe faktorët që na ndihmojnë për ta nisur...

Mix14 minuta më herët

Supervlerat e dy vezëve në ditë – Çfarë i ndodh organizmit!

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka...

Mix26 minuta më herët

5 burrat më të mirë të horoskopit

Dashuria është një udhëtim i mrekullueshëm plot surpriza dhe zbulime. Shpesh e gjejmë veten duke pyetur veten se çfarë e...

Mix28 minuta më herët

Xhemi Shehu poston foto me bikini e linjat perfekte, por ja pse askush s`duhet të thotë ‘Çfarë fati’

Sezonin e verës e deklarojmë të hapur! Me një foto duke bërë banjo dielli, veshur me bikini, Xhemi Shehu ka...

Mix30 minuta më herët

Whoopi Goldberg i ka mbyllur punët me martesën thjesht se përton

Whoopi Goldberg ka mbaruar punë me martesën. Goldberg, 68, vjeçe, në një intervistë të fundit u pyet për tre martesat...

Kryesore36 minuta më herët

Për herë të parë, Rama zbulon synimin që i ka mbetur si Kryeministër: Pjesa që do t’i vërë kapak misionit tim

Për herë të parë, Kryeministri Edi Rama ka treguar se cili është misioni i tij i mbetur në krye të...

Mix39 minuta më herët

Zayn Malik flet për grupin “One Direction”: Kam keqardhje

Zayn Malik ka një keqardhje të madhe nga koha e tij në One Direction. Kantautori pranoi në “Zach Sang Show” javën e...

Mix41 minuta më herët

Olivia Munn flet për betejën me kancerin

Olivia Munn zbuloi se ajo iu nënshtrua një histerektomie të plotë në prill në mes të betejës së saj me...

Facebook