Lidhu me ne

Kryesore

Ish-kryeministri: Jam Sali Berisha, s’pranoj shpifjen për të vërtetë, sot hapim kapitullin e përballjes me Ramën

Ish-kryeministri: Jam Sali Berisha, s’pranoj shpifjen për të

Ish kryeministri Sali Berisha ka sfiduar SHBA për të paraqitur qoftë edhe një provë ndaj tij pas shpalljes ‘Non grata’ nga DASH për korrupsion.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvendin Kombëtar të PD, Berisha tha asnjëherë nuk do ta pranojë shpifjen për të vërtetë.

U përballëm këto muaj me kurthe të Bashës, me përpjekje të Soros dhe mafies së tij për të shkatërruar opozitën, e ta shndërrojë në gjethe fiku të Ramës. Por, këto përpjekje dështuan.

Mund të mbajnë një pseudopozitë në këmbë? Gaboheni rëndë, se është pushtet moral, nuk emërohet, ajo buron nga shpirti që ti përfaqëson. Pseudoopozita është fasadë në të cilën nuk do askush të batojë, sot ne jemi opozitë e vërtetë, të gatshëm për cdo betejë.

Jam sanksionuar nga DASH me akuza që nuk ekziston asnjë provë, nga lobimi i Soros dhe Ramës.  Cilido që do të paraqesë një fakt, kundër meje, ai është i gatshëm të marrë cdo masë ndaj vetes së tij. Unë jam Sali Berisha, kurrë, shpifjen nuk e pranoj për të vërtetë”, tha Berisha.

Ish kryeministri tha se nga sot, hapet kapitulli i përballjes me qeverinë sipas tij më të korruptuar të Europës.  

“Kemi muaj që merremi me veten tonë, por Kuvendi shënon fundin e këtij kapitulli, hap kapitullin e përballjes me qeverinë më të korruptuar të Europës e kryesuar nga kryeministri më i pashkollë i shqiptarëve.

Shqipëria në cdo anë lëngon. Rama me varfërimin vret shpresën në cdo skaj.

Në 8 vite vendi mbeti ku ishte në procesin e integrimit. Shqiptarët ranë në qytetarët më pak të paguar të rajonit. Pandemia mori jetë më shumë se në cdo vend tjetër të Evropës. Qeveria përdor krizën për pasurinë e tyre. Sot ka vetëm një alternative, PD e rithemeluar mbi vlerat konservatore”, u shpreh Berisha.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook