Lidhu me ne

Aktualitet

Mbyllja më e bukur e vitit të parë në krye të Bashkisë

Dua Lipa në 10 gusht në Tiranë.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova do të jetë në kryeqytetin shqiptar për t’u bërë pjesë e një koncerti në Sheshin “Nënë Tereza”.

Ajo është ftuar nga Bashkia e Tiranës ndërsa do të performojë në një koncert që do jetë falas për të gjithë fansat e saj.

Ardhja e saj në kryeqytetin shqiptar është bërë e ditur nga vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook.

“Sa bukur! Do mbyllim vitin tonë të parë në Bashki me Dua Lipa në Tiranë. Shihemi të gjithë në 10 Gusht tek Sheshi Nënë Tereza në një koncert të hapur falas për të gjithë!”, – shkruan Veliaj në rrjetin social “Facebook”.

Ndërkohë që ardhjen e saj në Tiranë e konfirmon edhe vet këngëtarja me anë të një postimi në Twitter, ku shprehet e lumtur që do jetë në koncert në dy qendrat e shqiptarisë.

Dua Lipa bënë të ditur se ndalesa e parë do të jetë toka mëmë, siç e quan ajo, Prishtinën, ndërsa më pas do jetë në Tiranë.

“Jam shumë e emocionuar të njoftoj se do të shtoj edhe një tjetër datë ndërsa jam në tokën mëmë, në Prishtinë të Kosovës, do të shkoj edhe në Tiranë në 10 gusht për një show. Jam shumë gati, shpresoj të jeni edhe ju. Shihemi së shpejti Tiranë”, shkruan ajo një postim në Twitter.

Dua Lipa, shqiptarja e lindur në Londër, është e njohur tashmë jo vetëm si këngëtare por edhe si modele e tekstshkruese ndërsa ka bashkëpunuar me këngëtarët më në zë të momentit.

veliaj

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook