Lidhu me ne

Kryesore

Corrier des Balkans: Rama dhe Vuçiç, dy ushtarët e vetmuar të ‘Ballkanit të Hapur’

Corrier des Balkans: Rama dhe Vuçiç, dy ushtarët e vetmuar

Ushtarë të vetmuar të “Ballkanit të Hapur”. Kështu i quan media fraceze “Courrier des Balkans”, Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiç, në një shkrim kushtuar kësaj nisme.

Në artikull evidentohet se refuzimi i kësaj nisme nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja, të cilat janë shprehur se “Ballkani i Hapur” nuk shkon paralaelisht me interesat e tyre europiane.

Së fundmi kemi dëgjuar thirrjet e Ramës për kryeministrin e ri shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç që t’i bashkohet nismës. Por edhe pse ai u shpreh pro kësaj nisme, nuk dihet nëse Abazoviç do të guxojë të krijojë përplasje për këtë çështje.

Kjo sepse qeveria e tij varet nga mbështetja e partisë së presidentit Gjukanoviç, i cili e ka refuzuar në mënyrë kategorike nismën.

Në artikullin e shkruar nga gazetari Rico Simon, theksohet se “Edi Rama është bërë vitet e fundit aleati më i zellshëm i Aleksandër Vuçiçit në Ballkan”.

Më tej shton se duke ditur pamundësitë që kjo nismë të përparojë, Vuçiç ka kërkuar mbështetje nga ana e Shteteve të Bashkuara. 

“Kapja pas ‘Open Balkan’ i lejon atij përdorimin e kartës së e garantuesit të stabilitetit rajonal dhe perspektivës të integrimit evropian. Nuk dihet sa kanë mundur të bindin këto argumenta sidomos kur muajt e fundit i dërguari special amerikan, Gabriel Escobar ka insistuar në faktin se çdo nisëm mund të ketë sukses vetëm nëse bashkon të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet më tej.

Në takimet e fundit të zhvilluar me ndërkombëtarët, Rama i kushton një pjesë të mirë të konferenace nismës “Ballkani i Hapur”, duke i mëshuar faktit se ka marrë mbështetje. Por ka edhe një “kusht”, pasi të huajt kërkojnë gjithëpërfshirje.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix1 ditë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix1 ditë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix1 ditë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix1 ditë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix1 ditë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix1 ditë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix1 ditë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix1 ditë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix1 ditë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook