Lidhu me ne

Kryesore

Turqia në shok

erdoganMediat turke përjetuan një gjendje shoku këtë fundjavë, pasi vetëm ditët e fundit qeveria arrestoi 17 gazetarë, duke i akuzuar për “lidhje me terrorizmin” dhe ka lëshuar urdhër arresti për dhjetëra të tjerë, për atë që grupet në mbështetje të lirisë së medias kanë paralajmëruar dhe cilësuar si “spastrim gjithëpërfshirës” të mediave nga zërat kritikë.

Para arrestimeve të gazetarëve, opinionistëve, një shkrimtari dhe komentuesve socialë, autoritetet turke kanë urdhëruar mbylljen e më shumë se 100 gazetave, televizioneve dhe shtëpive botuese, si pjesë e operacioneve pas grushtit të shtetit të dështuar të datës 15 korrik.

Arrestimet janë dokumentuar nga një gazetarë me qëndrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i njohur si kritik i qeverisë së Ankarasë, Mahir Zeynalov, i cili është dëbuar nga Turqia rreth 2 vite më parë. Zeynalov përmes rrjetit social të Tëitter-it ka komentuar arrestimin e gazetarëve dhe ka bërë një rezume të shkurtër të punës së gazetarëve të arrestuar.

“Të gjithë kanë raportuar për numrin e të arrestuarve dhe statistike të arrestimit të gazetarëve, por askush nuk ka shpjeguar se kush janë gazetarët e arrestuar”, u shpreh ai për “The Observer”. “Disa prej të arrestuarve janë miq të mi, me të tjerët na lidh profesioni dhe shumë të tjerë janë gazetarë shumë të njohur në vend”, vijoi ai.

Ai ka postuar fotot e secilit prej gazetarëve të arrestuar. Fotot e shumë prej gazetarëve i përkasin momenteve të arrestimit të tyre nga autoritetet turke, ndërkohë që poshtë secilës prej fotografive Zeynalov, ka shkruar nga një biografi të shkurtër që tregon punën e tyre. Karikaturat janë shumë të pëlqyera nga lexuesit, nganjëherë ngacmuse, por shumica përfundojnë me një fjalë që ngulitet thellë në mendjet tona. “I arrestuar”.

“Nuriye Akman. Jepini asaj një filxhan me kafeje dhe ajo do të bëjë pyetje të mrekullueshme. Intervista të mrekullueshme. E arrestuar”, theksohet në apelin e përzemërt të tij, jo vetëm për ata që vlerësojnë punën e gazetarëve, por për këdo që mëngjesin e nis duke lexuar këto intervista bashkë duke pirë një kafe.

I arrestuari tjetër është një “sociolog mysliman i rrallë”, një gazetar i cili ka bërë emër, duke hetuar grushtin e parë të shtetit, një satirik, i cili shkoi në burg “me kokën lart” dhe një gazetar, i cili ka vuajtur torturat e grushtit të shtetit të vitit 1980.

Të marra së bashku, arrestimet janë një aktakuzë e fuqishme e një sulmi ndaj një profesioni. Fillimisht u ndaluan 21 gazetarë, por 4 prej tyre u liruan më vonë.

Më i moshuar, i cili tani akuzohet si “pjesëtar i një grupi të terrorist”, sipas agjensisë së shtetërore të lajmeve “Anadolu Ajans”, është kleriku 72-vjeçar, një kritike e vjetër e qeverisë, botuese dhe ish-deputete, Nazli Ilicak.

“Gazetarët i përkasin moshave të ndryshme, të rinj, të moshuar, konservatorë, me bindje të majta, novelistë, ekonomistë, kundërshtarë të rregjimeve ushtarake. Ky grup përfaqëson shumëllojshmërinë e gazetarëve të arrestuar dhe dëshmon se spektri i gjerë i shoqërisë turke po heshtu”, u shpreh Zeynalov.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, ka paralajmëruar për një “spastrim gjithëpërfshirës” të mediave në Turqi.

“Në vend të solidarizimit dhe përkrahjes të madhe që ka marrë nga i gjithë spektri politik në vend dhe i gjithë kombi, qeveria po e shfrytëzon tentativën për grushtin e shtetit për t’i mbyllur gojën mediave kritike, ndërkohë që Turqisë i duhet një media e lirë”, u shpreh Nina Ognianova, koordinatore rajonale e grupit.

Një nga gazetarët e liruar, opinionisti Bulent Mumay, paralajmëroi se qeveria po përsëriste gabimet e së shkuarës. Turqia ka një histori të ndërlikuar me lirinë e shtypit dhe ishte një nga vendet me numrin më të lartë të gazetarëve të arrestuar në vitin 2012 dhe 2013. Por, presidenti, Rexhep Tajjip Erdogan, ka injoruar kritikat ndërkombëtare për masat e ashpra të ndërmarra pas tentativës për grushtin e shtetit, masa të cilat përfshijnë spastrimin e ushtrisë, shërbimit civil, gjyqësorit dhe sektorin e arsimit. Autoritetet turke kanë arrestuar më shumë se 18 mijë persona dhe i kanë kërkuar perëndimit që “të shohin punën e tyre”.

Zeynalov, gazetar me origjinë nga Azerbajxhani, ka jetuar dhe punaur në Turqi për shumë vite dhe është i martuar me një turke, prej kohësh është konsideruar si i padëshiruar nga autoritetet turke dhe 2 vite më parëështë dëbuar nga Turqia, për “postimet e tij në rrjetin social Tëitter kundër zyrtarëve të lartë të vendit”./The guardian

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook