Lidhu me ne

Aktualitet

Basha kërkon qeveria teknike

lulzim-basha-701x468

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi formimin e një qeverie teknike për ta përgatitur vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, paraditen e të martës, Zoti Basha u shpreh se Kryeministri Rama po bën gati vjedhjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve të rradhës, ndaj qeveria teknike është e vetmja zgjidhje.

Ndër të tjera, Zoti Basha pohoi:

  • Qeveria teknike është kusht i patejkalueshëm për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
  • Qeveria teknike të bëhet me kontributin e të gjitha forcave politike dhe të bazohet në një platformë evropiane, si ajo që kemi dorëzuar ne, por sigurisht jemi të hapur për kontributin e të gjitha palëve.
  • Qeveria po bën gati vjedhjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve të radhës. Përballë kemi një qeveri që i ka dhunuar zgjedhjet dy herë, në Korçë dhe lokalet kombëtarë 2015. Kjo është një vijë ndarëse që nuk kalohet. Nuk do të lejojmë prishjen e procesit të ardhshëm zgjedhor.
  • Qeveria teknike është proces politik dhe ka dy rrugë: e para, bashkëpunimi politik mes palëve. Unë nuk po e mbyll këtë shteg. Po kërkoj kontributin e çdo force politike për zgjedhje të lira dhe të ndershme që përfshijnë qeveri teknike. Rruga tjetër është detyrimi me presion popullor.
  • Kërkoj bashkëpunimin e çdo force politike, LSI, PS të cilët nuk duhet të nisen nga premisa e frikës e votës së lirë, por nga përgjegjësia për t’i dhënë shqiptarëve zgejdhje të lira dhe të ndershme.
  • Qeveria teknike nuk është çështje emrash, por parimesh.
  • Qeveria teknike do të ishte zgjidhja e preferuar dhe për reformën zgjedhore. Në çdo rast, nëse reforma zgjedhore ecën, që deri më tani nuk ka asnjë sinjal pozitiv, qeveria teknike është e domosdoshme për zbatimin e saj.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook