Lidhu me ne

Radar

Presidenti Kennedy dhe kriza e raketave kubane

Presidenti Kenedi dhe kriza e raketave kubane


Presidenti Kenedi dhe kriza e raketave kubane
Presidenti Kenedi dhe kriza e raketave kubane

John Fitzgerald Kennedy, demokrat, fitoi ndaj nën-presidentit republikan, Riçard Nikson në një prej zgjedhjeve më të ngushta në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ai filloi nga detyra në janar të vitit 1961. Dhe nuk kaloi shumë kohë, kur administrata e tij u ndodh përballë një prej krizave më të frikshme në historinë e Shteteve të Bashkuara.Tre muaj pasi filloi detyrën, Kenedi u përball me një dështim të madh në politikën e jashtme.

Më 17 prill, 1961, disidentë të armatosur kubanë u përpoqën të pushtonin Kubën, e cila ndodhet më pak se 150 kilometra nga shteti jugor i Floridës. Ata ishin stërvitur nga Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA. Objektivi i tyre ishte përmbysja e Fidel Kastros. Më 1959, Kastro dhe forcat e tij guerrile rrëzuan nga pushteti presidentin Fulgencio Batista, i cili mbështetej nga Shtetet e Bashkuara.

Disidentët zbarkuan në Gjirin e Derrave të Kubës. Shumica e tyre u vranë ose u kapën. Administrata e fundit, nën Presidentin Duajt Ajzënhauër, kishte planifikuar ndërhyrjen, por Kenedi e miratoi atë. Pas këtij dështimi, disa amerikanë shqetësoheshin nëse presidenti 43 vjeçar kishte mjaft përvojë për të udhëhequr vendin.

Në maj të vitit 1961, Kenedi shkoi në Paris, ku u takua me Presidentin francez Sharl de Gol. Në qershor, presidenti u takua në Vienë të Austrisë me kryeministrin sovjetik, Nikita Krushov, i cili nuk donte të bënte kompromis për asnjë çëshje. Ai kërcënoi bllokimin nga gjermano-lindorët të të gjitha lidhjeve me Berlinin Perëndimor, i kontrolluar nga forcat aleate.

Në nëntor, gjermano-lindorët, me mbështetjen e sovjetikëve, filluan ndërtimin e Murit të Berlinit për të ndarë Lindjen nga Perëndimi. Presidenti Kenedi menjëherë njoftoi një rritje të ndjeshme të forcave ushtarake amerikane në Gjermani.

Pas më pak se një viti ndodhi kriza e raketave kubane. Më 22 tetor 1962, Presidenti Kenedi bëri një njoftim drejtuar popullit amerikan.

“Qeveria ime, siç kam premtuar, ka ndjekur nga afër shtimin e forcave ushtarake sovjetike në Kubë. Gjatë javës së fundit, prova të pagabuara kanë vërtetuar faktin se një seri bazash për raketa po përgatiten në atë vend dhe qëllimi është krijimi i aftësive për një sulm bërthamor kundër hemisferës perëndimore. Si rezultat, udhëzova intensifikimin e survejimit dhe kemi arritur në këtë konkluzion: Në këto qendra po instalohen raketa me rreze të mesme, që mund të sulmojnë deri në Uashington, Kanalin e Panamasë, Kepin Kanaveral, qytetin e Meksikës ose çdo qytet tjetër në pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara, Amerikën Qendrore dhe zonën e Karaibeve”.

Kenedi pati një paralajmërim edhe për sovjetikët.

“Ky vend i përmbahet politikës që një sulm me raketë nga Kuba kundër çdo vendi të hemisferës perëndimore do të konsiderohet si një sulm nga Bashkimi Sovjetik kundër Shteteve të Bashkuara, akt që do të kërkojë përgjigje plotësisht hakmarrëse ndaj Bashkimit Sovjetik”.

Kenedi dhe këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare debatuan se ç’duhej bërë rreth raketave sovjetike në Kubë. A duhej të ndërmerej një sulm për shkatërrimin e tyre dhe ç’duhej bërë nëse ato nuk shkatërroheshin të gjitha?

Kenedi vendosi të përdorte një bllokadë detare, që e quajti “karantinë” për të parandaluar hyrjen e anijeve të tjera sovjetike në Kubë.

Pati negociata të tensionuara me sovjetikët. Krushovi kërkoi që Shtetet e Bashkuara të premtonin se nuk do të pushtonin Kubën. Kenedi e pranoi këtë kërkesë, por fshehurazi ai kishte pranuar edhe një kërkesë tjetër. Ai kishte premtuar se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqnin raketat Jupiter me bazë në Turqi, pasi të merte fund kriza.

Kriza e raketave kubane zgjati 13 ditë dhe ngjalli frikën e një lufte bërthamore, megjithatë përfundoi në mënyrë paqësore pasi sovjetikët ranë dakord të tërhiqnin raketat e tyre nga Kuba dhe të kthenin anijet drejt vendit të tyre. Por Lufta e Ftohtë vazhdoi.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook